E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Elenë Stublla: Problemet në arsim nuk mund të zgjidhen me 100 euro

- Advertisement1-

Të mendosh ndryshe nuk është krim, madje i kontribuon shumë të jetuarit në demokraci!

Diversiteti i të menduarit dhe vepruarit ndryshe do të duhej të respektohej e jo të përdorej si kundër propagandë për t’i frikësuar mësimdhënësit e tjerë!

- Advertisement -

Punëdhënësi i mësimdhënësit është Drejtoria Komunale e Arsimit (me të cilët secili mësimdhënës lidhë kontratë pune) dhe jo SBASHK-u!

Kërcënimet me largim nga puna nuk janë tjetër veçse shantazh dhe mungesë argumenti për kërkesat banale në kurriz të mësimdhënësit edhe ashtu me gjendje të rënduar!

Të nderuar kolegë, ju falenderoj për përkrahjen morale që ndatë sot me mua, propagandat dhe shantazhet nuk mund ta mbysin zërin e së vërtetës!

Arsimi në vend ka shumë probleme, ato nuk mund të zgjidhen me 100€ dhe duke ua pamundësuar fëmijëve vijimin e mësimit në shkollë!

Fëmijët do të mund t’i sakrifikonim kur kërkesat tona do të ishin të arsyeshme dhe se gjeneratat e tëra do të përfitonin nga ajo sakrificë dhe jo ta nëpërkëmbim dinjitetin e të qenurit mësues!

*Autorja është mësuese në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....