E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Elenë Stublla: “Bëhu mësuese se orari i shkurtë”, “Studio në Edukim se ma lehtë me hi në punë”

- Advertisement1-

“Bëhu mësuese se orari i shkurtë”, “Studio në Edukim se ma lehtë me hi në punë”… janë vetëm disa nga frazat që përcjell çdo gjeneratë të e re!

Të qenurit mësues/e nuk është thjeshtë një profesion sa për ta marrë në fund të muajit rrogën.

- Advertisement -

Mësimdhënia është një mision shumë fisnik që tejkalon çdo trajtë profesioni. Ajo buron thellë në zemrën e njeriut që vendosë të jetë pjesë e atij misioni.

Mësuesi/ja si qenie njerëzore është shembulli, shtytësi i veprave të mira, formuesi i drejtë i karaktereve të fëmijëve.

Ai/ajo që edhe ëndrrat më të pamundura i bën realitet vetëm e vetëm t’u jap shembuj ardhmërisë së kombit se puna dhe ndershmëria është ajo që i ngritë në piedestalin e dëshiruar.

Diversiteti nacional dhe kulturor assesi nuk mund të jetë pengesë për krijimin e një qytetarie të ndershme dhe jo diskriminuese!

Pra të dashur studentë të ardhshëm! Para se të niseni të shkoni drejt dyerve të Fakultetit të Edukimit, pyesni zemren tuaj a e përballon mirësinë e të qenurit mësues dhe sa ju jeni të gatshëm të jeni shembuj të mirë për qenien më të pafajshme – fëmiun!

  • Autorja është mësuese në shkollën fillore ‘Dardania’ në Prishtinë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....