Nga e hëna, studentët në Maqedoni të Veriut do të marrim para çdo ditë për t’u ushqyer

- Advertisement -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se studentët të cilët kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë.

- paragrafi 1 -

Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

- Advertisement -

MASH kujton se mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

“Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën ndërsa nuk është paraparë të paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor. Ndryshimet në zgjidhjen ligjore që u iniciuan dhe u bënë gjatë muajit prill, së bashku me or-ganizatat studentore, tejkalojnë të gjitha sfidat që kanë ekzistuar në të kaluarën, mundësojnë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve për qëllimin për të cilat në fakt shteti i pa-rashikon ato”, bëjnë të ditur nga MASH.

MASH rikujton se mundësia për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentë të cilët deri më tani për arsye të ndryshme nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, se mbetet e hapur çdo muaj vijues gjegjësisht nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji kurse ap-likimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.