Nga e hëna 6 prill deri me këtë datë do të jetë pushim në shkolla

- Advertisement5 -

Në përputhje me kalendarin e vitit shkollor, institucionet arsimore do të hyjnë në pushimet pranverore nga data 7 prill deri më 10 prill 2026.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj periudhe, janë paraparë edhe disa ditë zyrtare pushimi. Më 6 prill (e hënë) shënohen Pashkët Katolike, ndërsa më 9 prill (e enjte) festohet Dita e Kushtetutës.

- Advertisement - M1

Po ashtu, pas përfundimit të pushimit pranveror, më 13 prill (e hënë) është ditë pushimi për shkak të Pashkëve Ortodokse.

Sipas njoftimit, procesi mësimor do të rifillojë më 14 prill 2026 (e martë), duke vijuar sipas planifikimit të rregullt të vitit shkollor.