E enjte, 9 Janar, 2025

“Nga duhet të jetë kryeprioritet në rezultate të pritshme” – si ndryshuan qëndrimet e Nagavcit përgjatë viteve për testin PISA

- Advertisement1-

Sot, kur vet po udhëheq me Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se rezultatet tejet të dobëta të testit PISA, që u kumtuan këtë të martë ishin të pritshme. Ndërkohë në vitin 2019 deklaronte krejt diçka tjetër.

Pas publikimit të rezultateve të vitit 2018-të, Nagavci veç si deputete e Vetëvendosjes thoshte se pas këtij dështimi në PISA arsimi do të duhej të ishte kryetema, por kur erdhi në pushtet, prioritetet ‘befas’ ndryshuan.

- Advertisement -

Pati ‘ballafaqime’ me punonjësit e Arsimit teksa këta të fundit po kërkonin kushte më të mira përmes grevave, zhagiti fillimit e vitit të ri shkollor për shkak ndryshimit të metodës për t’u pajisur me libra shkollorë. Tek në muajin tetor nxënësit u stabilizuan me libra.

Ndërkohë për rezultatin e vitit 2022-të, ku Kosova doli edhe më dobët se ato të vitit 2018, Nagavci u arsyetua duke përmendur pandeminë, theksoi se për të ishin të pritshme këto rezultate.

“Ashtu si është pritur, asnjë përparim i nxënësve tanë. Kosova edhe kësaj radhe renditet e treta nga fundi, madje ka regres në disa fusha. Në 6 nivelet e rezultateve që mat PISA, 66 % të nxënësve kosovarë të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët dhe vetëm 0.1 % e të testuarve ishin mbi mesatare”, shkruante Nagavci kohë më parë.

Ajo alaramonte se “edhe sot (2019-ën) jem vonë”,

“Urgjentisht nevojitet mobilizim i përgjithshëm për përmirësimin e sistemit të edukimit e arsimit. Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar, asgjë s’është më e rëndësishme. Edhe sot jemi vonë, çdo ditë e humbur na çon dhe më prapa dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë, të gjithë vendit”, potenconte ajo teksa publikonte rezultatet e testit.

Qesharake – Ja si e arsyeton sot Arbërie Nagavci dështimin në PISA

- Advertisement -rrrrrrr

Këtë dështim të shënuar, Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e arsyetoj në një formë qesharake, për këtë ia la fajin pandemisë.

Siç tha ajo rezultatet kanë qenë të pritshme.

Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”, tha ajo në konferencën për media të martën para gazetarëve. / Insajderi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...

Drejtori i Arsimit në Drenas viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj...