E martë, 4 Mars, 2025

Nga Drilona Jashari: Të jesh mësues është privilegj!

- Advertisement1-

Cdo ditë në shkollë është një ditë e vecantë, më emocione e sfida të mëdha.

Shkolla përvec dijeve, u jep nxënësve edhe mësime për jetën, i mëson si të përballojnë cdo situatë, si humbje apo fitore.

- Advertisement -

Procesi i gjatë i dijes është një angazhim i rëndësishëm për ne mësuesit, por jo vetëm aq, sepse ne përfshihemi në botën e nxënësve duke përjetuar gëzimet, kënaqësitë e ndonjëherë edhe shqetësimet e tyre.

Misioni i mësimdhënies për ne nuk përfundon më orët e mësimit e kthimin në familje, por zgjat në kohë më vitet e tyre të studimit.

Dëshira më e madhe është atëherë kur mirënjohja e tyre mbetet si relikë gjatë karrierës sonë. Atëherë ne e kemi arritur misionin tonë.

Të jesh mësues, pavarësisht peshës dhë zbehjes që ka marrë ky titull më kalimin e viteve, është një ndjesi, emocion, sepse sytë e të vegjëlve vijnë të drejtuara nga ti, sepse ata presin një këshillë apo një mendim nga ti, sepse ata të besojnë si një prind i dytë. Ti jep dhe merr. Është një marrëdhënie e ndërsjelltë, e bukur dhë e ndjerë. Kur ti mbetesh në mendjen e tyre si një model i mësuesit të përkushtuar e i njeriut të ditur, atëherë misioni ynë si mësues ka marrë vlerë.

Të nderuar kolegë, le të përpiqemi të punojmë më vrull rinor e me eksperiencën mbi shpatulla sepse vetëm kështu do të marrim gjithmonë dashuri e respekt.

DRILONA JASHARI

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtore e shkollës “Nenshat”, Shkodër

Portali shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuese Esma Elezaj, 30 vite kontribut në arsim

Për më shumë se 30 vite, mësuese Esma Elezaj ka qenë një figurë e...

Mësimdhënësja Shirine Skenderi nga sot do ta vazhdojë punën në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”

Nga sot mësimdhënësja e Edukatës Fizike, Shirine Skenderi do ta vazhdojë punën e mësimdhënëses...

Mësuesja Valjeta Kuqi: Numri i nxënësve shqiptarë në Gjermani po rritet

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë,...

Shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren njofton se ka filluar procesi i vlerësimit të brendshëm

Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të...