E enjte, 23 Janar, 2025

Nga Ditjona Osmanaj: Fjala e mësueses sime ishte LIGJ për mua – pse u ‘shua’ kjo figurë kaq e brishtë?!

- Advertisement1-

Në pazar nuk shesin DINJITET!

Kur isha nxënëse mësuesit e mi zinin një vend të veçantë jo vetëm në zemrën time, por edhe në përditshmërinë e familjes sime. U rrita duke e parë figurën e mësuesit akoma më të rëndësishme se të prindit.

- Advertisement -

Ndonjëherë nënën nuk e dëgjoja, por fjala e mësueses sime ishte LIGJ për mua. Kur i shikoja mësuesit e mi rrugës matesha disa herë vetëm për t’ju thënë “Mirdita!” nga ndroja se mos gaboj.

Më vinte turp kur i shikoja në ndonjë shitore rastësisht. Jo sepse më ‘kallnin datën’ mësuesit e mi, por sepse figura e tyre kishte brenda dinjitet, moral të lartë, respekt dhe mbi të gjitha dashuri pakusht. Aq shumë e doja këtë figurë të lartë saqë gjithmonë kam dashur të bëhem mësuese.

Sot, gëzoj të njëtin titull me mësuesit e mi, por jo respektin e njëjtë. Përse vallë u shua kjo figurë kaq e brishtë?! U shua sepse ne u rritëm nga prindër që na edukonin se mësuesi është figura më e lartë e shoqërisë sonë, ndërsa sot rriten fëmijë të edukuar nga teknologjia dhe falsiteti i rrjeteve sociale.

Rriten fëmijë, të cilët lexojnë komente të shkruara nga njerëz abstrakt që fshihen pas një adrese fantazëm e që ndyjnë figurën e mësuesit. Nga ata, që nuk e kanë idenë se çfarë bën gjithë ditën fëmija i tyre, ku rri gjithë ditën, çfarë mëson, në cilën klasë e ka fëmijën.

Nga ata, të cilët u mërziten ditëve të festave zyrtare sepse s’mund t’i durojnë 1-2 ditë fëmijët në shtëpi e nuk e llogarisin që mësuesi i duron 30 të tillë në një klasë çdo ditë. Nga ata, që më lehtë i bëjnë llogaritë e shtëpisë së komshiut sesa të së vetës. Nga ata, të cilët më leht e kanë të gjykojnë punën e mësuesit sesa gabimet trashanike të fëmijës.

Mësuesi nuk është mjet teknologjik i dizenjuar të punojë 24/7 dhe sipas qejfit të secilit. Edhe mjete të tilla teknologjike kanë afat skadimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesit janë njerëz me ndjenja, energji dhe probleme si çdo person me profesion tjetër. Ne nuk punojmë vetëm 3-4 ore në ditë.Ne nuk kemi bonuse drekash e udhëtimesh jashtë vendit me vlera mujore sa rroga jonë.

Ne pregadisim vetë plane vjetore, mujore, javore dhe ditore e nuk i marrim të gatshme nga ministria(pra bëjmë punën e ekspertëve).

Ne ballafaqohemi dhe merremi me ndryshimet hormonale, trupore dhe mendore të fëmijëve tuaj në rritje( pra bëjmë punën e mjekut). Ne merremi me problemet dhe sjelljet negative të fëmijëve(pra bëjmë punën e policit). Ne merremi me gjendjet emocionale të nxënësve kur ata kanë probleme familjare(pra bëjmë punën e psikologut).

Ne përkujdesemi për të mitur që ende nuk kanë vetdijësim dhe vetbesim(pra bëjmë punën e prindit). Të gjitha këto bëhen jashtë orarit mësimor dhe ky është mbi të gjitha detyrim moral yni. Është shumë e ulët nënvlerësimi i dinjitetit të mësuesit sidomos kur del nga goja e atyre që konsiderohen “intelektual”, të cilët kanë dalë nga duart e këtyre mësuesve.
Cilësia e ulët në arsim nuk është rezultat i mësimdhënjes së dobët, por i majës së hierarkisë. Gjithçka vjen nga lart.

Mësuesi ka në dorë vetëm shkumësin dhe tabelën. As klasën, as nxënësit, as ditarin dhe as notën. Për secilën nga këto ekziston “dikush” që do t’ja ndryshojë e komandojë sipas qejfit.

Cilësinë e dobët në arsim e kanë sjellë politikat e dobëta dhe udhëheqësit e dobët, të cilët rehatojnë nëpër zyra njerëz joprofesional. Jo mësuesit, të cilët janë diplomuar per njohuritë e tyre.

Turp për gjithsecilin që fajin ja hedh mësuesit për katrahurën e krijuar në arsim dhe shkeljen e figurës më të shenjtë, MËSUESIT!

RESPEKT PËR SECILIN QË MBAN TITULLIN MËSUES!

Mr.Sc. Ditjona Osmanaj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria Arsimit ka përcaktuar afatet për kualifikimin e mësuesve në vitin shkollor 2024-2025. Mësuesit...

Malvina Rista: Rëndësia e respektimit të figurës së mësuesit

Mësuesi është shtylla kurrizore e shoqërisë. Nëpërmjet përkushtimit të tij, ai formon mendjet dhe...

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...