E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga ditari i shkollës në timon të taksistit – jeta e Qani Halitit

- Advertisement1-

Qani Haliti ditën e nis duke dalë për të punuar si taksist në rrugët e kryeqytetit.

72-vjeçari gëzon shëndet të plotë dhe thotë se puna është ajo që e mban aktiv gjatë gjithë kohës.

- Advertisement -

Sot në timonin e taksisë, e dikur me ditar në duar mësonte nxënësit e Prishtinës e Preshevës për historinë.

Të gjithë e njohin si një profesor me kontribut të madh.

Para pensionimit, paradite zakonisht punonte në shkollë, ndërsa pasdite si taksist. Thotë se duhej të sakrifikonte për shkollim të fëmijëve, ngase të ardhurat në arsim nuk mjaftonin.

Pensionimin në arsim nuk e kaloi lehtë.

Se si ia dilte në dy profesione tërësisht të kundërta, ishin nxënësit e tij kureshtarë të dinin për të.

Ai tregon se puna si taksist e vë nganjëherë në pozitë jo të mirë.

- Advertisement -rrrrrrr

Thotë se nëse nuk do të kishte qenë familja, ai nuk do t’ia dilte ta bënte këtë punë.

Nga nostalgjia për mësimdhënien, Haliti pauzat i shfrytëzon për të vizituar shkollën fillorë “Gjergj Fishta”, aty ku punoi deri në pensionim.

Preshevës dhe edukimit atje ia ka kushtuar një pjesë të jetës. Për 10 vjet ka punuar me planprogram të Kosovës, ku si shkak i kësaj edhe është burgosur nga forcat serbe.

Ai shpreson që shkollat në Luginë të mos kenë kufizime e vështirësi në mësimnxënie për shkak të gjuhës shqipe.

© KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....