Qendresa Kluna, vajza e dëshmorit Naim Kluna ka dilpmuar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.
E lavdishme dhe frymëzuese është rruga që ka zgjedhur Qendresa Kluna, vajza e dëshmorit të atdheut, Naim Kluna.
Me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ajo po e vazhdon misionin e lënë amanet nga i ati — një mision për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar gjenerata të vetëdijshme, të arsimuara dhe të përkushtuara ndaj kombit.
Qendresa është shembull i gjallë i trashëgimisë që nuk shuhet, por rritet nëpërmjet veprës dhe përkushtimit të palëkundur.