E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Çlirim Iseni: Përforcimi i punës edukativo-arsimore në arsimin e lartë, përmes zbatimit të mjeteve nxitëse në mësim

- Advertisement1-

NGA: ÇLIRIM ISEINI


 1. Trajtimi i studentëve nga ana e mësimdhënësëve në Universitet

- Advertisement -

Trajtimi i studentëve nga ana e mësimdhënësëve ka përjetuar ndryshime të mëdha në dekadat e fundit. Nëse ndalemi në aspektin historik do të shohim se në kohët e mëparëshme trajtimi i studentëve ka qenë jo i mirë. Mësimdhënësit kanë ofenduar studentët si në baza racore, etnike, fetare, gjinore por po ashtu i kanë ofenduar edhe në aspekte sociale ku i kanë ndarë në “ studentë të pasur dhe studentë të varfër “. Duke e pasur parasysh se ka pasur ofendime edhe në baza sociale kuptohet se studentët që kanë ardhur nga familje që kanë qenë të pasura, trajtimi i tyre nga ana e mësimdhënësëve ka qenë në nivelet më të mira, kjo sepse kanë ardhur nga një familje e pasur dhe paraja ka pasur vlerë më të madhe se sa dija. Por të njëjtin fat nuk e kanë pasur edhe studentët që kanë ardhë nga familje të varëfëra, vetëm për arsye se nuk kanë shumë para. Kjo gjë ka qenë dominante ku do nëpër botë, duke filluar që nga Europa, Amerika e Veriut dhe e Jugut  e deri tek të gjithë kontinentet në botë. Por ky diferencim nga ana e mësimdhënësëve në trajtimin e studentëve nuk solli rezultate të mira, por solli rezultate negative dhe shumë studentë për shkak të keq trajtimeve nga ana e mësimdhënësëve u detyruan ti lejnë studimet e tyre.

Duke e lënë në një anë pjesën historike të asaj se si kanë trajtuar studentët do të ndalemi tek e tashmja.  Me ardhjen e demokracisë të gjithë janë të barabartë, dhe kjo është shumë pozitive sepse trajtimi do të jetë njësoj për të gjithë, por se sa zbatohet kjo gjë le për të dëshiruar. Edhe pse gjindemi në shekullin 21 për fat të keq ende kemi mësimdhënës që i trajtojnë studentët sipas mënyrave të vjetra. Kjo vjen si arsye se ato mendojnë se vetëm ashtu mund ti motivojnë studentët për të mësuar dhe se vetëm në atë mënyrë do të arrinë studentët që të mësojnë. Ajo që nuk u largua edhe në periudhën e demokracisë është se ende ka dallime në aspekte racore,  fetare, gjinore, dhe sociale dhe kjo jo vetëm që nuk i motivon studentët për të mësuar por lë tek ato edhe pasoja psiqike.

Mënyra se si do të sillen studentët është pasqyrë e asaj se si është sjellur mësimdhënësi me atë. Por në periudhën e demokracisë pjesa më e madhe e mësimdhënësëve i trajtojnë studentët mirë, së paku kështu tregojnë mësimdhënësit. Ato thonë se i trajtojnë studentët shumë mirë, dhe kurrë nuk bëjnë dallime në mes studentëve qoftë të pasur ose jo, djem ose vajza, nuk bëjnë as dallime etnike e as fetre dhe racore, pra të gjithë i trajtojnë shumë mirë. Por po të ishin të gjithë mësimdhënësit të njëjtë që nuk do të bënin dallime në mes të studentëve atëherë do të kishim studentë të shkëlqyeshëm.

Derisa mësimdhënësit thonë se ato i trajtojnë studentët shumë mirë, të njëjtin mendim nuk e kanë edhe studentët. Një pjesë e atyre thonë se mësimdhënësit nuk i trajtojnë aspak mirë studentët, thonë se mësimdhënësit i ofendojnë studentët, nuk përdorin fjalor të mirë, dhe për fat të keq shumica e tyre mendojnë që ti lejnë edhe studimet nga ky keq trajtim që ju bëhet. Por ka edhe studentë të tjerë që shprehen se mësimdhënësit i trajtojnë mirë studentët. Ato shprehen se mësimdhënësit nuk i ofendojnë, nuk sillen keq me to, nuk bëjnë dallime në mes studentëve,  janë mësimdhënës të moderuar, i përshtaten periudhës bashkëkohore, etj. Në procesin edukatvio arsimor është e vështirë që ta përcaktosh se cila palë ka të drejtë : studentët ose mësimdhënësit, sepse të dyja palët kanë nga pak faj. Mësimdhënësit ndonjëherë edhe e teprojnë me kërkesat e tyre dhe me sjelljen e tyre që në vazhdimësi të jenë në qendër të vëmendjes, por edhe studentët kanë faj sepse ndodh që në orë të rrijnë në telefon, të bëjnë zhurmë, ti bien bankës, etj. Kjo do të thotë se sa është fajtore njëra palë është edhe tjetra. Por çfarë duhet të bëjë një mësimdhënës për ti trajtuar studentët mirë?

Mësimdhënësi duhet që:

  • Të mos bëjë dallime në mes studentëve ( etnike, fetare, gjinore, racore, sociale).
  • Të gjithë ti trajtojë njësoj.
  • Të mos ofendojë askënd.
  • Të jetë i matur në fjalorin e tijë.
  • Ti respektojë të tjerët.
  • Tu ndihmojë studentëve.
  • Të mos jetë arrogant.
  • Të lejë tek studentët një përshtypje pozitive.

Por çfarë duhet të bëjë studenti që një mësimdhënës ta trajtojë mirë atë?

- Advertisement -rrrrrrr

Studenti duhet që:

  • Të respektojë mësimdhënësin.
  • Ta dëgjojë kur flet ai.
  • Të mos bëjë zhurmë në orë.
  • Të lejë tek mësimdhënësi një përshtypje pozitive.

Vetëm nëse kemi një trajtim të mirë atëherë do të kemi edhe student të mirë.

  1. Mësimdhënësit përherë pranojnë ti ndëgjojnë idetë tona.

Idetë çdo here kanë sjellë rezultate të mira, dhe sidomos kur për diçka ka shumë ide atëherë edhe realizimi i orës mësimore do të jetë i suksesshëm. Përvojat e mëparshme tregojnë se çdo herë duhet ti dëgjojmë edhe idetë e të tjerëve nëse duam rezultate të mira. Por sa i përket procesit edukativo arsimor lind pyetja se sa mësimdhënësit tanë pranojnë ti ndëgjojnë idetë tona?

Mësimdhënësit thonë se ato përherë i ndëgjojnë idetë e të tjerëve, por praktika flet ndryshme. Një pjesë e mësimdhënësëve që thonë se po i pranojnë idetë e të tjerëve në realitet ajo gjë nuk ndodh. Ato nuk i pranojnë idetë e të tjerëve sespe mendojnë se vetëm ato janë më të diturit dhe se vetëm ato duhet të jenë që do të tregojnë ide dhe jo të tjerët. Kjo është një qasje e gabuar nga ana e mësimdhënësit sepse atëherë ora mësimore nuk është efikase. Por pse nuk i pranojnë idetë e të tjerëve, është një pyetje që ka shumë definicione. Ato nuk i pranojnë idetë e të tjerëve sepse mendojnë se atëherë ato e hudhin poshtë veten e tyre, mendojnë se do të flitet për to se nuk dinë, mendojnë se vetëm ato duhet të flasin e të tjerët jo, idetë e tyre i cilësojnë si më të mirat, etj.

Populli e thotë një shprehje: Asnjëherë mos mendo se je më i dituri dhe ndëgjoji mendimet e të tjerëve sepse ndoshta mund të jenë edhe më të mira se të tuat.

Por pjesa më e madhe e mësimdhënësëve i dëgjojnë idetë tona sepse e din se studentët kanë idetë e tyre që mund të jenë edhe më të mira se sa të mësimdhënësëve.

Studentët jo të gjithë pajtohen me faktin se mësimdhënësit i pranojnë idetë tona. Kjo është sepse jo të gjithë kanë përvojën e njëjtë. Ka mësimdhënës të cilët nuk i pranojnë fare idetë e të tjerëve dhe si pasojë tek studentët bie motivi për të mësuar. Por njëkohësisht kemi edhe studentë që janë të mendimit se një pjesë e mësimdhënësëve pranojnë që ti ndëgjojnë idetë e tjerëve. Por përësëri edhe kjo nuk mjafton sepse pjesa tjetër e mësimdhënësëve nuk i ndëgjojnë idetë e studentëve dhe kjo krijon një habi tek studentët sepse nuk dinë se çfarë të bëjnë. Në shekullin e 21 kemi mësimdhënës që i pranojnë idetë e të tjerëve sepse janë të vetëdijshëm se do të sjellin rezultate pozitive dhe do të jetë në favor si të mësimdhënësit po ashtu edhe të studentit.

Gjithmonë duhet pasur parasysh se idetë e reja çdo herë sjellin bashkëpunim, komunikim, socializim dhe shumë gjëra që janë pozitive.

Por a duhet vallë mësimdhënësi ti ndëgjojë idetë tona përherë? Sigurish që duhet ndëgjuar idetë tona përherë sepse ne jemi edhe e ardhmja e këtijë vendi dhe nëse neve sot na i ndëgjojnë idetë dhe mendimet tona atëherë atë edhe ne do ta trashëgojmë tek brezat e ardhshëm. Por kjo nuk domethënë se çdo herë idetë tona janë të sakta. Ndonjëherë nevojitet që dikush edhe të na përmirësojë nëse kemi gabime, por pse jo mundet edhe të na sugjerojë edhe ide më të mira. Një mësimdhënës i cili nuk pranon idetë e tjerëve ai nuk duhet ta quajë veten mësimdhënës. Sepse një mësimdhënës çdo herë e ndëgjonë mendimin e tjetrit, e pranon atë, njëjtë edhe kur mendimi i tij është i gabuar ai i pranon kritikat  dhe nuk tregohet i ashpër me të tjerët dhe kjo gjithmonë duhet të mbesë e njëjtë. Çdo herë duhet ti ndëgjojmë edhe idetë e të tjerëve, asnjëherë nuk duhet të paragjykojmë duhet gjithmonë ti pranojmë idetë e të tjerëve, duhet ti pranojmë edhe lëvdatat por edhe kriktika për mendimin që e kemi shpalosur.

Por nëse një mësimdhënës dëshiron që puna e tijë të jetë e shkëlqyeshme, nëse dëshiron që pas vete të lërë shenja të mira dhe të fliten për të fjalë të mira atëher ai duhet ti ndëgjojë edhe idetë e të tjerëve, sepse vetëm atëher punën e tij e ka kryer me sukses.

  1. Sjellja e mësimdhënësëve në rast të ndonjë paqartësie

Asnjë mësimdhënës nuk e ka sjelljen e njëjtë. Çdo kush sillet ashtu si që i përshtatet vetë. Por kjo gjë është e gabuar. Në periudhatë e mëparëshme sjellja e mësimdhënësve nuk ka qenë e mire. Ato janë treguar të ashpër, autoritar, nuk u kanë dhënë hapësirë studentëve që të flasin, në rast të ndonjë gabimi nga ana e studentëve sjellja e mësimdhënësëve ka qenë jo e hijshme sepse ato kanë përdorur metoda të rrepta ndaj studentëve. Ndërsa më vështirë ka qenë kur studenti ka pasur ndonjë paqartësi në lidhje me njësinë mësimore, sepse atëherë mësimdhënësi e ka ofenduar studentin në prani të gjithë shokëve dhe më e keqja është se ka përdorur edhe dhunë ndaj studentit, vetëm se mësimdhënësi ka menduar se studenti nuk e ndëgjonë fare mësimdhënësin. Por e gjitha kjo sjellje nuk është se ka sjellë ndonjë efikasitet poztiv, por përkundrazi ka sjellur pasoja negative.

 

 

Ndër pasojat negative janë:

  • Studenti nuk ka dashur të shkojë në Universitet.
  • Asnjëherë nuk ka folur.
  • Nuk ka treguar aspak aktivitet.
  • Gjithmonë në orë ka ndenjur me frikën se mos vallë e ofendon ose e qorton mësimdhënësi.
  • Ka pasur edhe dëmtime fizike
  • Ka pasur pasoja psiqike, etj.

Dhe të gjitha këto një mësimdhënës e karakterizojnë si një njeri jo që jep dije por si një njeri që nuk duhet marrë si shembull. Por lind pyetja, vallë  a ka edhe në ditët e sotme mësimdhënës që kanë këtë sjellje? Për fat të keq edhe në ditët e sotme ka mësimdhënës që kanë të njëjtën sjellje si paraardhësit e tyre, dhe pasojat janë po të  njëjtat. Nëse në kohët e mëparëshme mësimdhënësi ka qenë autoritar dhe është dashur vetëm ai të ndëgjohet dhe gjithë pushtetin e ka pasur ai dhe për atë shkak ka treguar atë sjellje, lind pyetja po tani kush është shkaku që mësimdhënësit tregojnë një sjellje jo të hijshme ndaj studentëve? Tani nuk është shkaku se mësimdhënësi nuk ka pushtet por është pasojë e atijë mësimdhënësi që ai ka pasur në kohën kur ka qenë student, dhe atë sjellje të mësimdhënësit ai e ka trashëguar. Prandaj këto mësimdhënës e kanë edhe shumë të vështirë të pranojnë ndryshimet dhe ti përshtaten periudhës bashkëkohore, sepse mendojnë se në atë mënyrë ato nuk do ti respektojë askush. Por edhe  këto  mësimdhënës me kalimin e kohës por edhe me ndihmën si nga ana e familjarëve po ashtu edhe nga ana e kolegëve arrinë që për një periudhë kohore ta ndryshojnë sjelljen e tyre.

Nëse i pyesim mësimdhënësit e tanishëm se çfarë sjellje tregojnë ato kur studentët kanë ndonjë paqartësi, përgjigja e tyre do të jetë se: ne gjithmonë tregojmë sjellje të mirë me studentët tanë, kur ato kanë ndonjë paqartësi në lidhje me njësinë mësimore ne e spjegojmë atë njësi edhe një here që ta kuptojnë edhe më mirë ato. Por a është kjo një përgjigje e saktë? Për një pjesë të mësimdhënësëve po është e saktë, por për pjesën tjetër nuk është e saktë.  Por nëse i pyesim studentët përgjigja e tyre  është se mësimdhënësit me të vërtetë sillen mirë me to. Gjatë sjelljes së mësimdhënësit ato veçojnë këto gjëra:

  • Mësimdhënësi ndëgjon kërkesat e tyre.
  • Nëse nevojitet e spjegon njësinë edhe një herë.
  • Kur pyesin studentët ai i ndëgjon me vëmendje.
  • I respekton mendimet e studentëve.
  • Me sjelljen e tijë le një përshtypje të mirë tek studentët.

Por kemi një pjesë të studentëve që shprehen se mësimdhënësit nuk tregojnë sjellje të mirë me to. Ato thonë se kanë frikë që të pyesin kur nuk e kuptojnë diçka sepse mësimdhënësi u bërtet dhe i ofendon në prani të të tjerëve. Dhe kjo sjellje e mësimdhënësit ndikon në mënyrë negative tek studenti sepse e humb motivin për të mësuar.

Ndër sjelljet që i përdorin ato mësimdhënës janë:

  • Nuk japin hapësirë që studentët të pyesin.
  • U bërtasin.
  • I ofendojnë.
  • Tregohen tip autoritar.
  • Nuk i lejojnë studentët të tregojnë idetë e tyre.
  • Nuk respektojnë mendimin e studentit.

Por gjithë kjo sjellje negative e mësimdhënësit vjen si pasojë e asaj që ai mësimdhënës ka trashëguar nga mësimdhënësi i tij. Por nuk është vetëm ky shkaku kryesor, ka edhe shumë shkaqe tjera, si psh:

  • Problemet familjare.
  • Problemet ekonomike.
  • Stresi i lartë.
  • Mendimi për të ju ofruar fëmijëve të tijë një të ardhme më të mirë, etj.

Të gjitha këto por edhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në sjelljen e mësimdhënësit. Por, mësuesi duhet problemet që janë jashtë shkollës ti lejë jashtë dhe në shkollë të mos hyjë me problemet e veta sepse studentët nuk janë fajtor për problemet e mësimdhënësit.

Por edhe studentët luajnë një rol të rëndësisdhëm në sjelljen e mësimdhënësit. Kjo për arsye se nëqoftëse studentët nuk do të bëjnë zhurmë, nuk do të flasin në mes veti, nuk do të rrijnë në telefon gjatë orës mësimore atëherë edhe sjellja e mësimdhënësit do të jetë më e mirë. Çfarë bëjnë studentët që ndikon në sjellje të mirë nga ana e mësimdhënësit?

  • Studentët e respektojnë mësimdhënësin.
  • Kur ai spjegon njësinë e re ato e ndëgjojnë me vëmendje.
  • Gjatë orës mësimore nuk komunikojnë në mes veti.
  • Nuk e përdorin as telefonin.
  • Janë të rregullt në orë.
  • Nuk bëjnë zhurmë.

Këto edhe shumë arsye tjera luajnë rol të rëndësishëm në sjelljen e një mësimdhënësi. Duke i lënë në një anë rolet e studentëve që kanë të bëjnë me sjelljen pozitive të mësimdhënësit, do të ndalemi edhe tek roli i studentëve që kanë në sjelljen negative të mësimdhënësit:

  • Studentët nuk e respektojnë mësimdhënësin.
  • Gjatë orës së mësimit ato komunikojnë në mes veti.
  • Përdorin telefonin.
  • E inçizojnë mësimdhënësin.
  • Bërtasin.
  • Godisin bankat.
  • Gjuajnë me laps, etj.

Këto por edhe shumë arsye tjera ndikojnë në mëyrë negative edhe në sjelljen e mësimdhënësit që e detyrojnë të tregojë edhe ai sjellje jo të hijshme, por edhe ti dënojë studentët.

Si dënime që përdorin mësimdhënësit janë:

  • Studenti dërgohet në komision disiplinor.
  • Merr parapërjashtim.
  • Përjashtohet.

Vallë a mundet të shmanget ana negative e sjelljes së të dyja palëve? Sigurisht që mundet, por për këtë nevojitet që të dyja palët të respektojnë njëri tjetrin dhe problemet e jashtëme të ngelin jashtë Universitetit.

 

  1. Sa mësimdhënësit ju japin hapësirë studentëve që ti shprehin idetë e tyre?

Në kohët e mëparëshëme studentët kanë qenë vetëm një objekt dhe vetëm mësuesi ka pasur të drejtë të flasë. Fjala e mësuesit ka qenë ligj dhe askush nuk ka mundur që ta kundërshtojë, sepse më pas mësuesi ka pasur të drejtë edhe ta qortojë studentin. Kjo nuk ka sjellë efikasitet në mësim. Studentët vetëm kanë ndëgjuar atë që ka thënë mësimdhënësi, nuk kanë pasur të drejtë të flasin, dhe kanë qenë të detyruar që të mësojnë vetëm atë që u ka thënë mësimdhënësi. Nëqoftëse e kanë kundërshtuar atëherë për studentët ka pasur dënime të ashpra. Por këtë metodë mësimdhënësit e kanë përdorur me qëllim se kanë menduar se vetëm ashtu do të mësojnë studentët, por në realitet kjo ka qenë diçka e gabuar. Studentët jo vetëm që nuk kanë mësuar por kanë gjetur me qindra arsyetime që të mos shkojnë në Universitet vetëm se atje kanë qenë si objekt, ku tjetri flet dhe ti vetëm e ndëgjon dhe nuk guxon me thënë as edhe një fjalë se pasojat diheshin. Ndërsa sa i përket motivit për të mësuar, ai ka qenë shumë i ulët. Kjo metodë ka vazhduar me dekada të tëra.

Por me ardhjen e demokracisë dhe me reformat e mëdha që përjetoi sistemi arsimor, ndryshuan shumë gjëra. Tani studentët nuk trajtohen si objekt, por trajtohen si subjekt. Idetë e tyre mirren parasysh dhe nëse ka ndonjë gabim ato edhe përmirësohen. Kështu së paku thonë mësimdhënësit. Ato shprehen shumë të kënaqur. Por realiteti nuk e tregon atë që thonë mësimdhënësit. Në praktikë ndodh edhe e kundërta. Për fat të keq, ende nëpër Universitete ka mësimdhënës që përdorin metodat e mëparëshëme, ku studenti trajtohet si objekt, ku vetëm mësimdhënësi ka të drejtë të flasë e studenti është i obliguar që vetëm ta ndëgjojë dhe të mësojë atë të cilën ja kërkon mësimdhënësi pikë për pike si në libër. Kjo metodë vazhdon të përdoret me preteksin se vetëm në këtë mënyrë studentët mësojnë, gjë që është e gabuar. Si mundet studenti të mësojë diçka që është shkruar para 3, 5, ose 10 vite më parë. Prej atëherë kur është shkruajtur ai libër, shumë gjëra kanë ndryshuar. Por ja që ka mësimdhënës që e përdorin këtë metodë dhe në test nuk guxon aspak që të shkruash mendimin tënd, sepse nuk kalon.

Si metoda që përdorin këto mësimdhënës në procesin edukativo arsimor janë:

  • Ato flasin, studenti ndëgjon.
  • Studenti nuk ka të drejtë të shprehë idetë e tijë në lidhje me njësinë e re mësimore.
  • Studenti obligohet që të mësojë pikë për pike atë që ka shkruar mësimdhënësi në libër.
  • Studenti nëse e shpreh mendimin e vetë dënohet nga mësimdhënësi, sepse ka prishur orën mësimore.
  • Studenti në test nuk ka të drejtë ta shpreh edhe idenë e tijë sepse nuk kalon provimin.

Por pasojat që lejnë këto metoda të mësimdhënësëve janë:

  • Humbja e motivit për të mësuar.
  • Gjetja e qindra arsyjeve për të mos shkuar në Universitet.
  • Mendimi i tyre nënvlerësohet.
  • Kanë frikë të shprehin idetë e tyre.
  • Krijojnë stres, dhe më e keqja nga stresi ato bien edhe në depresion

Por mësimdhënësit nuk brengosen aspak për këtë gjë, dhe pasojat vazhdojnë të jenë të njëjta.

Përderisa ka ende mësimdhënës që e përdorin atë metodë, njëjtë ka edhe mësimdhënës që ju japin hapësirë studentëve të shprehin edhe idetë e tyre. Këta mësimdhënës studentin nuk e trajtojnë si një objekt, por e trajtojnë si një subjekt, si një e ardhme e këtijë vendi që me edukimin që e merr nga ana e mësimdhënësit ai atë do ta trashëgojë gjeneratë pas gjenerate. Dhe po kjo është e vërtetë, sepse studenti trashëgon atë që e ka mësuar nga mësimdhënësit e tijë. Por nëse i pyesim studentët për atë se sa ju japin hapësirë mësimdhënësit për ti shprehur idetë e tyre, mendimet janë të ndryshme. Kjo për arsye se ende ka mësimdhënës që përdorin metodat e mëparëshme për mbajtjen e orës mësimore. Por pjesa më e madhe e studentëve shprehen se mësimdhënësit ju japin shumë hapësirë studentëve që ti shprehin idetë e tyre, dhe kjo e rrit edhe më tepër motivin e studentëve për të mësuar, dhe rezultatet janë shumë të mira. Por si metoda që përdorin këto mësimdhënës janë:

  • Studentëve u jepet hapësirë për të shprehur idetë e tyre.
  • Mësimdhënësit nëpërmjet fjalëve i motivojnë studentët që të shprehin idetë e veta.
  • Parashtrohen pyetje me qëllim që studenti të kyçet në mendime dhe ti shpreh ato.
  • Studentëve u lejohet që orën mësimore ta mbajnë ato dhe ajo orë të përgaditet sipas ideve të tyre.

Këto dhe shumë metoda të tjera ndikojnë në mënyrë poztive tek studentët dhe e rrisin motivin për të mësuar. Prandaj është mirë që të ndëgjohen edhe mendimet e të tjerëve sepse ndodh që ato të jenë më të mira se sa të jonat.

 

5.Sa ndikon sjellja e mësimdhënësit në rritjen e motivimit për të mësuar?

Në motivimin e studentëve për të mësuar rol të madh ka edhe sjellja e mësimdhënësit. Nëse ndalemi në periudhat e mëparëshme, do të shohim se sjellja e mësimdhënësit me studentët ka qenë jo e mirë. Mësimdhënësi ka qenë autoritar dhe çdo gjë që ka thënë ai s’ka mundur ndonjë student ta kundërshtojë.  Rregullat që i ka vendosur ai  kanë qenë shumë të rrepta, si psh:

  • Me vete ka pasur thupër.
  • Nëse dikush nuk e ka ndëgjuar fjalën e tijë është dënuar.
  • Nëse vonohesh për në orën mësimore, pesë herë e ka goditur në dorë se pse je vonuar.
  • Në klasë është dashur të dëgjohej vetëm zëri i tij.
  • Vetëm ai ka pasur të drejtë të flasë.
  • Studentëve nuk ju është dhënë hapësirë për të folur.
  • Studenti është trajtuar si objekt.

E gjithë kjo sjellje e mësimdhënësëve ka qenë në dëm të studentëve. Por arsyet se pse ka qenë kjo sjellje janë:

  • Për të qenë në qendër të vëmendjes.
  • Për të pasur respektin e të gjithëve.
  • Për të treguar se vetëm ai dinë e të tjerët jo.
  • Për të treguar se në klasën e tijë askush nuk mundet të dalë kundër fjalës së tijë.
  • Për ta nxjerrë klasën e tijë si klasa më e mirë se të tjerat.

Por me këtë sjellje të mësimdhënësit nuk është se pajtoheshin studentët. Ato vazhdimisht e ndjenin veten e tyre të përbuzur dhe nuk kanë qenë të motivuar për të mësuar, por nuk kanë pasur se ku të ankohen, sepse sistemi i tillë ka qenë që gjithë pushtetin e ka pasur mësimdhënësi. Kjo sjellje e mësimdhënësit ka vazhduar me dekada të tëra, por vazhdon ende tek një pjesë e mësimdhënësëve, sepse e kanë trashëguar atë nga mësimdhënësit e tyre. Tek ato mësimdhënës që me sjelljen e tyre e humbin motivin për të mësuar studenti, tregojnë qartë edhe rezultatet që i marrin në provim, por edhe mënyra se si shprehen studentët kur pyeten se si sillen mësimdhënësit me to.

Por me reformat që u bënë në arsim ndryshoji edhe sjellja e mësimdhënësëve sepse tani më studenti nuk ishte një objekt por një subjekt, u bë pjesë e së ardhmes, dhe mësimdhënësit ju kufizua sjellja e tijë. Tani mësimdhënësi nuk ka të drejtë që:

  • Të mbajë thupër me veti.
  • Të ofendojë.
  • Të jetë i ashpër, etj.

Një pjesë e mësimdhënësëve mendojnë se sjellja e tyre nuk ka asnjë ndikim në motivimin e studentëve për të mësuar, sepse ato mësojnë nga libri e jo nga mënyra se si sillen ato. Por studentët tregojnë të kundërtën e asaj që thonë mësimdhënësit. Ato shprehen se sjellja e mësimdhënësëve ka ndikim në motivimin e tyre për të mësuar, sepse ne nuk mundemi të mësojmë nëse mësimdhënësi tregon një sjellje jo të mirë me studentët, sepse kjo shkaton presion ndaj studentëve, humbje vullneti, humbja e dëshirës për të studiuar, etj. E gjithë kjo sjellje tek studentët le këto pasoja:

  • E humb motivin për të mësuar.
  • Dëshiron të lërë studimet.
  • Ndihet i ngarkuar me shumë material për të mësuar.
  • Krijon frikë.
  • Studenti bie në depresion nga sjellja e mësimdhënësit, etj.

Por një pjesë e mësimdhënësëve nuk u interesojnë këto gjëra. Ato përsëri vazhdojnë me metodat e veta, që mendojnë se janë efikase. Por me këtë sjellje studentët ende i vuajnë pasojat e lartëpërmendura.

  1. Mënyra e shprehjes së mësimdhënësit ka ndikim të madh në motivimin tim për të mësuar.

Duke e lënë në një anë sjelljen e mësimdhënësit, do të ndalemi edhe tek mënyra e shprehjes së mësimdhënësit. Mënyra se si shprehet mësimdhënësi ka ndikim edhe në motivin tonë për të mësuar. Nëse ndalemi tek historiku i asaj se si janë shprehur mësimdhënësit në kohët e mëparëshme atëherë do të vërejmë një dallim të madh. Kjo për arsye se mësimdhënësit në kohët e mëparëshme janë shprehur me terme jo të mira.

 

Kjo mënyrë e shprehjes ka ardhë si pasojë e:

  • Problemeve familjare që ka pasur mësimdhënësi.
  • Problemet ekonomike.

Por nuk kanë qenë vetëm këto arsyet e vetme që një mësimdhënës është shprehur në atë mënyrë. Këtu kanë ndikuar edhe studentët për arsye se:

  • Kanë bërë zhurmë.
  • Nuk e kanë respektuar mësmimdhënësin.
  • Nuk kanë ndëgjuar atë që e thotë mësimdhënësi.
  • Nuk kanë qenë aktiv në orë.
  • Nuk kanë treguar sjellje të mire.
  • Vazhdimisht jane grindur në mes veti.

Të gjitha këto kanë qenë shkak edhe për mënyrën se si është shprehur mësimdhënësi. Por pa marrë parasysh se çfarë kanë bërë studentët, mësimdhënësi është dashur të jetë i matur për atë që thotë, sepse fjala peshon më rëndë se sa guri.

Por përsëri mësimdhënësit mendojnë se mënyra se si shprehen ato nuk ndikon në motivin për të mësuar studentët. E kjo është gabim, ngase mënyra se si shprehet një mësimdhënës ka ndikim të madh në motivin e studentëve për të mësuar, dhe këtë mendim e përkrahin edhe studentët. Ato thonë se shumë herë e kanë humbur motivin për të mësuar vetëm se mënyra se si është shprehur mësimdhënësi.  Por cilat janë ato shprehje që ndikojnë në mënyrë negative tek studentët? Ato janë :

  • U bërtet studentëve.
  • Nuk u jep hapësirë për të folur.
  • I nënçmon.
  • I ofendon.

Por nëse këto shprehje që i përdor mësimdhënësi ndikojnë në mënyrë negative tek studentët, atëher çfarë shprehjesh duhet të përdorë një mësimdhënës që studentët të mos e humbin motivin për të mësuar?

 

Ka shumë shprehje por unë do të ceki vetëm disa nga ato:

  • Të flasë me zë jo të lartë.
  • Të japë hapësirë për tu shprehur edhe studentët.
  • Të mos i ofendojë.
  • Për probleme të veta mos të ju bërtas studentëve.
  • Punët personale të mbesin jashtë Universitetit.

Por ajo që është më e keqja se edhe pse jemi në shekullin 21, ende kemi mësimdhënës që përdorin shprehje jo të mira me studentët dhe kjo ndikon në mënyrë negative tek studentët. Prandaj duhet pasur kujdes kur shprehemi sepse çdo fjalë mund të sjellë edhe pasoja negative tek studentët, dhe në të shumtën e rasteve ndodh që edhe studentët ti lejnë studime.

 

  1. Mësimdhënësit kanë ndikim të madh në motivimin tonë për të mësuar.

Në jetën e përditëshme ne mund të vërejmë se kemi student të cilët mësojnë dhe kemi student të cilët nuk mësojnë edhe aq shumë. Sigurisht që ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në atë që studentët të mos mësojnë, si psh:

  • Gjendja ekonomike.
  • Problemet në familje.
  • Ofendimet që vijnë nga ana e shoqërisë.
  • Bullizmi nga të tjerët, etj.

Këto dhe shumë faktorë të tjerë janë një pjesë e arsyes që ndikon tek studentët që të mos mësojnë. Por cili është vallë roli i mësimdhënësit në motivimin tonë për të mësuar ?

Mësimdhënësi ka një rol të rëndësishëm në motivimin tonë për të mësuar. Ato munden të gjejnë mënyra të ndryshme për të pasur studentët motiv më të madh për të mësuar, si psh:

  • Komunikimi i mirë me studentët.
  • Përdorimi i fjalorit të duhur dhe jo ofendues.
  • Ti pranojnë idetë e studentëve.
  • Të ju mundësojnë që ato të bëjnë hulumtime të ndryshme.
  • Të ndëgjojnë mendimet e studentëve.
  • Tu japin hapësirë studentëve.
  • Tu lejojnë që njësi të caktuara ti spjegojnë vetë studentët.
  • Të vlerësohet më tepër mendimi i studentit.
  • Provimi të mos ketë shumë pyetje.
  • Në provim ti jepet më tepër hapësirë mendimit logjik të studentit, etj.

Nëqoftëse mësimdhënësi bazohet në këto që i ceka më lartë atëherë ai ka ndikuar shumë në motivimin e studentëve për të mësuar. Por nëse duam që kjo shoqëri të shkojë përpara atëherë edhe mësimdhënësit duhet të kontribuojnë në këtë gjë duke i motivuar studentët për të mësuar edhe më tepër, sepse si’ç thotë edhe Naim Frashëri “ vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerrë “. Prandaj mësimdhënës motivoni studentët për të mësuar që kjo shoqëri të ecë përpara.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....