E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Çlirim Iseini: 7 lulet e bukura të Marsit

- Advertisement1-

Nga Çlirim Iseini – profesor i grupit klasor pranë shkollës fillore “ Naim Frashëri “, Jagoll – Kërçovë

Të shkruash për njeriun, sigurisht do të mundohesh që të gjeshë fjalët më të bukura, e sidomos për ndikimin që ka në shoqëri nuk do të mjaftonte as një libër. Të paktë janë ata persona që shpërndajnë vlera pozitive, e në mesin e atyre bëjnë pjesë mësuesit.

- Advertisement -

Njejtë siç qiriu që digjet për të ndriçuar të tjerët ashtu edhe sakrifica e tyre është shumë e madhe, e pa përshkrueshme sepse filluan që të shpërndajnë erën më të ngrohtë të atij Marsi të acartë që do të ledhatojë gjithmonë shpirtin e çdo shqiptari.

7 Marsi i vitit 1887 sa i buzëqeshur aq edhe i hidhur ndryshoi epokën, sespe atëherë u hap mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë.

Treni i përhapjes së gjuhës shqipe nuk u ndal vetëm në një vend, ai vizitoi mbarë Shqipërinë duke shijuar ,,Bagëtinë dhe bujqësinë” e poetit të madh Naim Frashëri, por mbi të gjitha duke lënë thesare në çdo cep të asaj Shqipërie të bukur. E kur pranvera filloi që të vijë, gjithkund u shtrua gjelbërimi, ndërsa mësuesit tashmë i kishin përveshur mëngët dhe i’a kishin filluar punës. Ato ishin shpërndarë gjithkund, madje kishte edhe prej atyre që u larguan nga atdheu vetëm për të rrezatuar dituri, sepse “Vetëm dritë e diturisë, përpara do të na shpjerë”.

Me shumë dëborë, diell, shi, stinët dhe vitet kaluan shpejt sa hap e mbyll sytë, dhe në botë rriten shumë persona që bëhen mjekë, gjyqtarë, e profesione tjera nga më të ndryshmet.

Ku humbi mësuesi? Ai i ka nxjerrë jashtë këta persona, jashtë këthetrave të paragjykimeve, duke u dhënë medaljet më të mira, ndërsa për veten e tij thuajse nuk merr asnjë të tillë. Gatuan brumin që i fut produktet më të mira, i dhuron formën më të bukur, dhe mbase pak e njohin vlerën e tij të madhe.

Meqenëse uji që del nga burimi rrjedh, bashkë me të dhe zhurmën e tij rrjedh edhe jeta jonë shumë e çuditshme, me sfida brenda saj. E kush më mirë se sa mësuesit do të na i tregojnë se si t’i përballojmë? Mbase askush tjeter, janë prindërit tanë të dytë. Dijuani vlerën sepse ato i shtojnë akoma lulet më të bukura. Me mund dhe me shpirt i edukojnë dhe arsimojnë brezat e ri, për këtë arsye “Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...