E diel, 8 Shtator, 2024

Nga Burhan Beqiri: Ja si të arrihet një komunikim i dyanshëm prindër – mësimdhënës

- Advertisement1-

T’i vlerësojmë prindërit, ata janë aset i pakontestueshëm dhe meritor për çfarëdo suksesi që mund të arrihet!

Prindërit, të cilët njëmend interesohen për fëmijët e tyre dhe të njëjtit e shprehin atë interesim përmes ardhjes në shkollë dhe bashkëbisedimit me mësimdhënës në lidhje me performancën e fëmijëve të tyre, duhet medoemos të vlerësohen.

- Advertisement -

Ata duhet të largohen nga shkolla me informacione dhe mësime të dobishme se si të veprojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, e kurrësesi të dalin të zhgënjyer me faktin e ardhjes në shkollë dhe shprehjes së atij interesimi.

Frustrimi që iu ndodh atyre si rezultat i një qasjeje dhe komunikimi jo të duhur, mund të shpjerë deri te heqja dorë nga prindërimi i tyre i cili shkon në interes të mësimit dhe lehtësimit të punës sonë si mësimdhënës!

Fatkeqësisht, sot prindërit nxitojnë të ikin nga shkolla, mbase disa as që duken fare në shkollë, për arsye se të njëjtit “bombardohen” nga kritika, vërejtje e qortime gjatë bisedës me mësimdhënës.

Ç’është më keq, ata rrallëherë marrin udhëzime specifike se si t’u qasen fëmijëve të tyre me qëllim të përmirësimit të tyre qoftë në aspektin e sjelljes, e po ashtu edhe në atë të arritjes së rezultateve më të larta.

Roli i mësimdhënësit duhet të jetë i qartë për secilin që mbi supet e tij/saja bart përgjegjësinë dhe detyrimin e edukimit dhe arsimimit të gjenerateve!

Në të njëjtën kohë, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre janë prioritet, janë më të rëndësishmit për ta.

- Advertisement -rrrrrrr

Këtë, ata duhet ta dëshmojnë përmes interesimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, durimit dhe përmbajtjes në raport me sugjerimet dhe këshillat që mësimdhënësit ua ofrojnë atyre si pjesë e prindërimit të mirëfilltë dhe i cili garanton sukses.

#për një qasje dhe komunikim dyanshëm të dobishëm

@AlbanianEducation.net 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...