Kënaqësia e punës sonē si mēsimdhënēs është kur na vijnë nē shkollë dhe bēhen bashkēpunētore të realizimit të mēsimdhēnies dhe suksesit ish-nxënëset tona.
E meritojnē mirënjohjen tonë sepse kanë krijuar me ne ishmēsuesit një klimë të ngrohtē bashkëpunimi në shkollē dhe shkëmbim pèrvojash. Ishnxënēset tona edhe kolege nuk janë kursyer me ndihmën e tyre në organizimin e aktiviteteve në shkollë dhe jashtë saj si edhe në ndihmën e tyre pêr të sjellë njē frymë tē re në kolektiv.
Secila në lëndën e saj dhe pēr zhvillimin e mëtejshëm profesional ashtu sikurse të ishin nxënëse pyesin mësuesit e tyre rreth metodave dhe teknikave të orës , sjelljeve të nxënësve dhe si të plotësojnë sa më mirë procesin mësimor-edukativ.
Prandaj me secilin nxënës që mësojmë duhet të kemi kujdes sepse ata nesër do jenë kolegët tanê dhe do të ndikojnë te mbarëvajtja në punë.
Kujtoj me respekt mësueset dhe ish nxënēset e mija të cilat tani kanë vazhduar jetën e tyre profesionale në shkolla tē tjera Irenën, Shukrien, Zyrafeten, Mirandên, Albanēn, Malborën, Rovenën, Enidën, Fllazën, Ornelën, Anisen, Erinden .
Shkolla e bashkuar”Hoxhê Zogu” Zogaj