E diel, 22 Shtator, 2024

Nga Bukurie A Hajdarmataj: Letërsia dhe ndikimi i saj në formimin e karakterit të nxënësit

- Advertisement1-

Letërsia dhe ndikimi i saj nē formimin e karakterit të nxënësit

Duke dëgjuar ngjarje tronditëse nga më të ndryshmet, mund të them se letërsia si lëndë kryesore në shkollë ashtu si edhe gjuha është element i mirëfilltë jetik i ekzistencës së sjelljeve të bukura njerëzore.

- Advertisement -

Përdorimi i drejtē i gjuhës ështē detyrē për të gjithē mēsimdhēnēsit nē tē gjitha lēndēt mēsimore,por duke mos u zgjatur shumë në këtë synim të përditshëm dua tē theksoj ndikimin e letērsisē nē formimin e karakterit të nxënësve.

Kur gjatë orēve të analizēs letrare zbërthehen figurat letrare dhe domethënia e tyre,analizohen personazhet dhe karakteret e tyre, diskutohen mesazhet që veprat përcjellin arrihet njē elokuencë në të folurit e nxënësve dhe një ndikim i dtejtëpërdrejtē tek ata.

Leximi dhe bisedat letrare ndihmojnë në formimin e kulturës estetike të nxënësve dhe përvetësimin e ndjenjave njerëzore dhe shijeve estetike.Këto biseda letrare rreth veprave që diskutohen ndihmojnë në vlerësimin kritik të nxënësve për tipet letrare.

Duke bërë analizën e ngjarjeve në vepra të ndryshme letrare mësuesi së bashku me nxënësit evidenton vlerat morale të njeriut dhe durimi në çdo sfidë të jetës dhe ndikimin në parandalimin e ngjarjeve tragjike.

Me anën e analizës së tekstit poetik merr udhë fantazia e nxënësve ndërsa me anëne analizës së romaneve , novelave dhe tregimeve marrin udhë sugjerimet për pervojat jetësore në analogji me ngjarje dhe dukuri në periudha të ndryshme historike dhe letrare.

Aftësia letrare-artistike ndikon shumë në kompleksitetet jetësore për të folur bindshëm dhe rrjedhshëm në çdo situatë dhe në çdo grup shoqëror dhe për të zgjidhur dhe vlerësuar me qetësi mosmarrëveshje jetësore si në familje ashtu edhe në shoqëri.

- Advertisement -rrrrrrr

Ne mësuesve të gjuhēs dhe letërsisë na del si detyrë t’u kushtojmë shumë rëndësi kētyre lëndëve sidomos eseve letrare pasi zhvillohet biseda letrare rreth veprës.

Nëpërmjet këtyre eseve nxënësit japin opinione për dukurinë letrare dhe tipin letrar që studiohet duke formuluar temën në përzgjedhjen e disave që nxënêsit i prezantojnë në përshtatje me aktualitetin.Kēto ese me shkrim përsosin kulturën gjuhësore të nxënësve dhe duke i prezantuar para klasēs përsosin të folurit sipas normës standarde të shqipes së sotme.

Bukurie A Hajdarmataj
Mesuese e Gjuhes shqipe dhe Letërsisë në AML
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Hoxhë Zogu” Zogaj.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...