Nga Bukurie A Hajdarmaraj: Vepra letrare në shkollë, kur diskutimi për mesazhet del nga libri

- Advertisement5 -

Shpesh nxënësit admirojnë personazhet reale që pasurohen pa pyetur për burimin dhe humbin vlerat njerëzore.

- paragrafi 1 -

Kjo ka dalë gjatë pyetjeve rreth veprës letrare se si ata e mendojnë personazhin konkret dhe me kë ju ngjason ai në jetën reale.

- Advertisement - M1

Marr shembull “Komedinë hyjnore”në të cilën gjykohen sjelljet dhe zgjedhjet e çdo individi në jetë ku çdo shpirt pas vdekjes ndodhet aty ku e kanë çuar veprimet e veta.

Shoqëritë shpesh ngatërrojnë pasurinë me suksesin,por letërsia si lëndë e madhe na mëson se pasoja morale e veprimeve është më e rëndësishme sesa përfitimet e menjëhershme nga sjellejet devijante.

.Dalja e njeriut jashtë vlerave njerëzore sjell frikë, dhunë,humbje të lirisëg dhe dënim herët apo vonë nganjëherë edhe nga fëmija yt se te romani “Vëllezërit Karamazov”i Dostojevskit.

- Advertisement - m2

Ndërsa dija , puna e ndershme nuk të pasurojnë gjithmonë dhe shpejt, por të japin jetë të qetë dhe dinjitet njerëzor, nuk të vrasin gjumin si te tragjedia “Makbeth” e Shekspirit
Gjumi nuk është vetëm nevojë fizike, por edhe pasqyrë e qetësisë morale të njeriut.

Shprehja “tragjediaqë vret gjumin” nuk është thjeshtë një metaforë, por një mënyrë për të kuptuar se krimi dhe ambicia e sëmurë nuk shkojnë pa lënë pasoja psikologjike në shëndetin mendor.

Gjatë diskutimeve për personazhe letrare në klasë ora del shpesh në situata ,të cilat nuk janë thjesht akademike , por edhe njerëzore dhe shoqërore.

Nxënësit krahasojnë përvojat letrare me ato të dëgjuara në rrjete sociale dhe gazetareske , nga mjedisi shoqëror ku rriten dhe nga familja.

Në këtë rast letërsia shndërrohet në pasqyre morale dhe “Komedia Hyjnore”e Dantes nuk është më një alegori mesjetare,por një sistem vlerash që u vë përballë nxënësve pyetjen se çfarë çmimi ka zgjedhja jonë në jetë.Glorifikimi i “Bosëve”, “Vipave”,pa u ndalur te burimet dhe vlerat janë shembuj të një krize vlerash me të cilat përballet shoqëria jonë.

Roli i mësuesit në këto momente është që të mos gjykojë apo personalizojë debatin, por ta ngrejë atë në një parim universal.

Mungesa e përgjegjësisë së individit ndikon te fati i tij.Shoqëria po i ngatërron vlerat me përgjegjësitë sepse në klasë nuk përballemi vetëm me punën tonë , por edhe me realitetin , që nxënësit marrin me vete, me kulturën e tyre familjare dhe shoqërore të tyre.

Këto vërej në esetë e shkrimet e tyre të varfëra në fjalor. Letërsia sjell dyshim kritik, ndërgjegje morale, zgjidhje të shpejta për orientim afatgjatë.

Roli i saj nuk është vetëm të argëtojē apo të analizojë vetëm figurat stilistike, por shtrihet në formimin e njeriut.

Nëpërmjet saj nxënësi bëhet më i aftë për të dalluar suksesin e vërtetë nga iluzioni, jetën e qetë e dinjitoze nga pasuria mbi dhimbjen e të tjerëve.

Ajo të kultivon qetësinë dhe durimin kur ke vështirësi.