Nga Bujar Paçarizi: MASHT po e shkel ligjin – 80 euro të pamjaftueshme për blerjen e librave dhe materialit shkollorë

- Advertisement -

Është e dyta herë në periudhën qeverisëse që MASHT merr vendime kundërligjore.

- paragrafi 1 -

Foto më poshtë tregon pse MASHT po e shkel ligjin për librat:

- Advertisement -

 

80 euro nuk mjaftojnë:

- Advertisement -

Vendimi për subvencionimin e librave ka krijuar huti tek prindërit, pasi po kanë jo pak probleme me plateformën E-Kosova.

S’ka sqarime si të aplikohet për dy, tre fëmijë e sidomos nëse fëmijët janë në shkolla të ndryshme, ose për fëmijët me intelegjecë të naltë që kanë moshën 5-vjeçare.

Por problemi i vërtetë është se mjetet prej 80 euro për libra dhe material shkollorë nuk mjaftojnë. P.sh. për klasën e katërt nevojitën 18 libra. Këtë po e tregojnë prindërit që po blejnë librat për fëmijët e tyre ende pa dalë paratë nga ministria.

Disa prindër që kanë publikuar faturat po tregojnë se librat po u kushtojnë diku 70 euro, e MASHT ka deklaruar se  50 euro do të jenë për librat e 30 për material shkollorë.

Problemi tjetër është kompenzimi për mësimdhënësit për librat. Edhe atyre ju duhen librat.

Ecuria me furnizime me libra në librari ende nuk dihet…

A duhet dhënë përgjegjësi ministria për hallakamën e krijuar?!.

Do të ketë edhe probleme mes mësimdhënësve dhe prindërve.

Prindërit do të kërkojnë librat të cilat kushtojnë më pak, kurse mësimëdhënësit kërkojnë librat me efikas.

Hallakama e trekëndëshit; E-Kosova-mësimdhënës -prind dhe pyetjet që duan përgjigje.

A do të ketë libra për të gjithë nxënësit në librari?

Sa është numri i nxënësve në Kosove, si do verifikohet kjo?.

Me një fjalë do të jetë një anarki në fillim të vitit të ri shkollorë.

Fëmijët do të mbesin pa gjysmën e librave, shkas pamundësia të blejnë ato libra me 80 euro për një nxënës.