E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Bujar Paçarizi: Kërkesë për ministren Arbërie Nagavci

- Advertisement1-

Zonja ministre Arbërie Nagavci, ju sugjeroj që të bëni një ekip profesionistësh të cilët do kenë vetëm një detyrë në vazhdimësi.

Ekipi do reduktonte planprogramet e lëndëve dhe të merren vetëm elementet bazë të mësimëdhënies në secilën lëndë mësimore.

- Advertisement -

Në vend të 50 ose 60 njësive mësimore ku shumica janë përsëritje të reduktohen në 25 ose 30 për çdo lënd mësimore.

Arsyeja e këtij propozimi ose sugjerimi qëndron në mësimdhënie që shumica e nxënësve të aftësohen sa më mirë dhe të kuptojnë mësimnxënien.

Sugjerim tjetër është që nxënësit që nuk tregojnë interesim në mësimnxënie të rikthehen në klasën ekzistuese që është për momentin.

Pra duhet të kthehet përsëritja e klasës për nxënësit që nuk mësojnë dhe që prindërit e tyre të detyrohen me ligj që të paraqiten në shkollë në konsultat që caktohen nga mësimdhënësi.

Shpresoj që këto sugjerime të merren parasysh për hirë të kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. /AlbanianEducation.net./.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....