Nga Bujar Paçarizi: Ja pse na ‘ngeli’ PISA dhe justifikimet e paqëndrueshme të MASHTI-t

- Advertisement5 -

PISA publikoi rezultatet në “mësimnxënie”.

- paragrafi 1 -

Për me ardhë deri tek konkludimet apo konkluzionet pse ky rezultat i dobët duhet shkruar gjatë, por po i rënditi disa prej tyre që janë:

- Advertisement - M1

Kurrikula e stërngarkuar

Tenderat e librave

Mësimnxënia e përkeqësuar

- Advertisement - m2

Nxënësi është mbi mësimdhënësin

Kërcënimi me largim nga puna e mësimdhënësve

Kërcënimi i mësimdhënësve nga MASHT me testim duke vënë në diskutim punën e palodheshme të mirë të tyre.

Mos marrja e vërejtjeve parasysh nga MASHTI

Librat jo profesionale, nga 50 njësi mësimore 30 janë të paqarta dhe nuk kanë logjikë të kuptuarit.

Mosinteresimi i disa prindërve nëse janë apo jo fëmijët e tyre në shkollë.

Duke pasur krejt parasysh këto që ceka më lart, nuk janë të qëndrueshme argumentet e MASHTI-t se rezultatet e dobëta në PISA janë si pasojë  e pandemisë.

MASHT në vend që të ndërmarrë masa dhe të ulen të gjithë akterët kryesorë të gjejnë zgjidhje, bën monolog me vetvetën duke gjuajtur gur në pushtetet e kaluara.

Justifikimet e MASHTI-t se fajtor është ‘pandemia’, si dhe të tjerët janë të paqëndrueshe dhe nuk dërgojnë drejt një zgjidhje, por drejt një zhgënjimi të ri.