Një grua e zonjë dhe një mësuese kaq e përkushtuar, e tillë është mësuesja e djalit tim, mësuesja Lirjetë.
Tamam një nënë e dytë-se një mësuese e mirë është një nënë e dytë dhe nëse dikush meriton t’i ngritet vepra në piedestal, është një mësues.
Ai që edukon breza, ai që pregadit udhëheqës shteti e gjeneralë të arshshëm.
Prandaj, mësuesja Lirjetë ka depërtuar thellë në zemrën e djalit tim, në mendjen e tij dhe në secilin plan ditor Andi se lë pa e përmend.
Fjala saj çon kaq shumë peshë për Andin tim dhe fytyra e saj është fytyra më e bukur që djali im përditë sheh jashtë shtëpisë.
Është vetëm 8 vjeç se sikur të kishte më shumë vjet, jam e bindur mirënjohje do t’i ndante figurës saj.
Të rrallë janë prindërit që i thurrin lavde mësuesve të fëmijëve dhe unë dua të jem ndër të rrallët e nderuara mësuese, sepse nëse dikush meriton që vepra t’i ngritet në piedestal, jeni ju mësuesi.
Asnjë trëndafil dhe asnjë dhuratë s’ka më shumë vlerë se sa një fjalë miradije nga prindi i brezit të cilin ju e edukoni.
Shkolla Fillore “Anton Zako Çajupi”, Mitrovicë
Me respekt prindi për mësuesin…
Blerina Ademi-Sahiti