E hënë, 16 Shtator, 2024

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

- Advertisement1-

“Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi dhe nxënësi kanë obligime ndaj njëri-tjetrit, i pari të jep njohuri ndërsa i dyti të marr njohuri!” John. A Lott.

Vetëm të arsimuar mirë dhe të ditur do të mund të sfidojmë kombet dhe shoqëritë tjera, vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar-DIJEN!

- Advertisement -

Të dashur ju nxënës, të respektuar ju prindër e shumë të nderuar dhe privilegjuar ju Mësimdhënës e sa emër i bukur ky për ta bartur mbi supet tuaja.

Nesër më dt 2 shtator 2024 edhe zyrtarisht do të filloj viti i ri shkollor për nivelin parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Padyshim se është një ditë gëzimi e hareje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që pas pushimeve verore erdhi koha për të iu kthyer bankave shkollore, vatrës së dijes ku edhe rrugët do të vërshohen nga nxënësit e që kjo i jep një madhështi dhe gjallëri qyteteve tona.

Një gëzim edhe më i madh është kur nga nesër në mëngjes do të shohim fatosat e klasës së parë ku për herë të parë do të ulen në bankat shkollore për të filluar rrugëtimin e tyre shkollor.

Padyshim se mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit andaj edhe kërkon shumë duke filluar nga planifikimi, organizimi, menaxhimi, drejtimi dhe bashkëpunimi në trinomin mësues-prindër- nxënës.

Mësimdhënia është art në vete që kërkon fillimisht dashuri për ta bërë, pasion,përkushtim, përgjegjësi, dhe respekt të ndërsjellë në raport me nxënësit si dhe komunitetin e mësuesve.

- Advertisement -rrrrrrr

Shumë të dashur ju mësimdhënës, konsiderojeni mësimdhënien si një begati dhe mirësi për një mision kaq fisnik dhe akt patriotik që keni zgjedhur për të i shërbyer vendit.

Të dashur mësimdhënës, bëjeni punën tuaj me nder, dinjitet, përkushtim dhe dashuri ngase ju me punën tuaj të mësuesit po ndërtoni kuadro dhe profesionet e së ardhmes.

Respektoni, vlerësoni e trajtoni nxënësit tuaj ashtu që ata të ndihen të privilegjuar dhe vlerësuar nga ana juaj.

Është më se e vërtetë se nuk ka profesion më fisnik dhe më të dashur se sa të u mësosh të tjerëve atë që ke mësuar për vete.

Jeni një mësues profesional dhe autoritativ në klasën tuaj, vendosni qëllimet tuaja, synimet e qarta dhe vëni prioritetet tuaja.

Një mësues model është ai mësues i cili është në trend me zhvillimet dhe mësimdhënien moderne duke qenë kështu me plotë elan për punë, kreativitet, vetëkritik dhe vizionar.

Të dashur ju mësimdhënës, mos ndaloni së lexuari, zhvilluari vetën tuaj ngase një mësues i mirë është ai që vetzhvillohet në mënyrë të vazhdueshme përmes studimeve, ndjekjes së trajnimeve, seminareve e konferencave të ndryshme shkencore me qëllim të përmirësimit të mësimdhënies dhe fitimit e shkëmbimit të përvojave me të tjerët.

Një mësues i mirë thyen barrierat dhe muret ndarëse në mes nxënësit dhe mësuesit, një mësues i mirë ndërton ura lidhëse dhe bashkëpunimi në raportin nxënës-mësues duke krijuar një ambient të ngrohtë ku secili nxënës e ndien veten rehat dhe i lirë për të shprehur mendimin e tij/saj.

Bëhu një mësues që keni vetëbesim, motiv, kreativitet, aftësi organizative, të keni sens humori, të jeni i drejtë dhe transparent,i dashur me studentët, prindërit dhe kolegët tuaj

Në këtë mesazh urimi për vitin e ri shkollor nuk mund të mos i them edhe disa fjalë për nxënësit dhe rolin e prindit.

Të dashur një nxënës dijeni se ju jeni në vitet më të mira të jetës, jeni në kohën kur keni energjinë, potencialin, motivin, përkrahjen, forcën mentale dhe fizike andaj lexoni, lexoni dhe vetëm lexoni ngase vetëm përmes mësimit dhe leximit do të i arrini qëllimet dhe synimet tuaja.

Kuptojeni drejtë dhe qartë që nuk keni punë tjetër më të rëndësishme që mund të bëni apo kërkohet nga ju përveç se të mësoni dhe punoni shumë për të ardhmen tuaj, të familjes, shoqërisë dhe kombit.

Merreni shkollimin tuaj me seriozitet ngase vitet ecin dhe koha nuk kthen prapa andaj atë mund të nxini sot nuk do të e keni mundësinë më vonë pasi koha kalon dhe nuk të jep një mundësi të dytë.

Respektoni mësuesit tuaj, tregoni mirësi dhe dashuri ndaj tyre, dëgjoni ata ngase ata po bëjnë më të mirën për juve duke dhënë nga dija tyre.

Tregohuni të butë, tolerantë, të respektueshëm dhe durueshëm ndaj tyre pasi mësuesi juaj është edhe prindi juaj, shoku juaj, psikologu juaj, mjeku juaj, mbrojtësi më i mirë dhe përkrahësi juaj.

Të dashur nxënës, punoni shumë ngase vetëm duke mësuar dhe lexuar do të ngrihemi si komb ndër kombet tjera dhe do sfidojmë vendet tjera.

Nuk ka armë më të fuqishme se dija andaj lexoni, studioni dhe vet-zhvillohuni aq shumë sa që nesër ju do të jeni prijësit e këtij vendi, mësuesit e së ardhmes, mjekët, arkitektët, artistët e shumëçka tjetër prandaj nga ju varet shumë dhe pritjet janë të mëdha nga prindërit dhe shoqëria.

Dhe në fund disa fjalë edhe për prindërit ku në këtë proces prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm e të pakrahasueshëm e pazëvendësueshëm.

Të dashur ju prindër, për ju dhe familjet tuaja edukimi dhe shkollimit i fëmijës tuaj është, duhet dhe do të duhej të ishte prioritet, qëllim kryesor dhe detyrë mbi detyrat.

Nuk ka detyrë dhe shërbim më të madh për ju që mund të i bëni vendit se sa të angazhoheni dhe punoni shumë me fëmijët tuaj.

Ndani një pjesë të kohës për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, bëjeni prioritet arsimimin edhe edukimin e fëmijëve tuaj, vendosni qëllime dhe synime ku fëmijët tuaj dëshironi të arrijnë përmes dijes dhe mësimit.

Punoni me ta vazhdimisht në detyrat e shtëpisë, mbështetni ata, argëtohuni me ta, respektoni nga se ata kohë pas kohë kanë nevojë pas ngarkesave që mund të kenë dhe mundimeve në mësime.

Ndani kohën më të bukur të e kaloni me ta, vlerësoni ata dhe këmbëngulni më zhvillimin e tyre ngase ata janë krenaria juaj, nesër do të jeni e ardhmja e këtij vendi dhe shoqërisë.

Në fund, paçi një vit shkollor me shumë suksese e rezultate e dalshi faqebardhë e me kokën lartë në përfundim të viti shkollor.

“Mësuesi është përhapësi i dritës”Luigj GURAKUQI.

…………………

Autori është PhD në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze

/Marrë nga MediaFokus.info

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...

Shkolla “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës boton revistën shkollore “7 Marsi”

Shkolla "Emin Duraku" në Dragobil të Malishevës me rastin e 7 Marsit - Ditës...

Kurti e Nagavci takojnë një grup të mësimdhënësve veteranë që kontribuan në edukimin e shumë brezave

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë takuar një grup të...