E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Blerim Mehmeti: MASHTI të fus në kurrikulë, plan dhe program orën “Kujdestari dhe Edukim” urgjent nga 1 shtator 2024?

- Advertisement1-

Çdo klasë ka nevojë së paku për dy orë Kujdestari dhe Edukim në javë me mësuesin/mësuesen apo kujdestarin/kujdestaren e klasës:
një orë me plan projekt, në disa fusha me rëndësi një orë me prezantime/aktivitete që mund të organizohen nga nxënësit.

Aktualisht shumica e klasave i kanë nga dy orë zgjedhore, dhe asnjë orë Kujdestari !!!

- Advertisement -

Njëra orë zgjedhore të kalojë në orë lëndë Kujdestari dhe Edukim.

Psh, në lëndën e mundshme “Kujdestari dhe Edukim” duhet të jenë të pranishëm edhe prindërit për të parë nga afër prezantimet e nxënësve në klasa, motivacion.

Ora e kujdestarisë nxitë më shumë komunikimin mes nxënësve dhe mësimdhënësve, prindërve, dhe çdo sfidë është më e tejkalueshme, me qasje konstruktive. Ora e Kujdestarisë dhe Edukimit mund të sjell më shumë cilësi në shkolla.

Nëse është e nevojshme të formohet një grup punues dhe të hartojnë një doracak për lëndën prioritare “Kujdestari dhe Edukim” me tema atraktive nga klasa 1 deri 12, bazuar në moshën e nxënësve.

Çdo mësues apo kujdestar klase të ketë së paku 100€ bonus në pagë për punën me nxënës në orën e Kujdestarisë dhe Edukimit, duke përfshirë edhe punën administrative javore, në ditar, libra amë, libreza, dëftesa, raporte dhe mbledhje me prindër.

Drejtoria dhe aktivet profesionale në kordinim të caktojnë mësimdhënësit për Kujdestarë/e klase, me motivacion.

- Advertisement -rrrrrrr

✍️ BM

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...