Klasa në shkolla të shekullit 21 ?
Në sistemin parauniversitar duhet të ketë reforma të kohës, reforma në mësimdhënie, në nxënie, si dhe më shumë edukim në shkolla, më shumë kompetenca për shkollat, por edhe reforma në punësim dhe risistemim bazuar në nevoja/kërkesa, më pak lëndë shkollore, por më shumë aktivitete dhe edukim.
Klasa kabinet për lëndorët 6-12. Riorganizim të orarit mësimor sipas specifikave të shkollës.
Nxënësit të hyjnë me uniformë dhe kartelë ID në hapësirat shkollore.
Mensë/kuzhinë me ushqime të lehta brenda në shkollë.
Edukim gjithëpërfshirës po në shkolla, por jo në të njëjtën klasë.
Dy edukatore për fëmijë që kanë fëmijë mbi 15 në klasë.
Dy mësues një klasë për secilën klasë (për klasat 1-5) që kanë mbi 20 nxënës në klasë.
Dy mësimdhënës lëndor për klasat 6-12) që kanë mbi 20 nxënës në klasë
Në SHFMU, përveç drejtorit të shkollës, dy zd.drejtor, një për klasat 0,1-5 dhe një për klasat 6-9 (SHFMU)
një pedagog, një psikolog, një këshilltar karriere, një kordinator për cilësi, një kordinator për projekte shkollore, një ndihmë për administratë dhe zyrtar për fotokopje,
një biblotekist me orar të plotë për shkolla me pak se 500 nxënës, dy biblotekistë në shkolla mbi 1000 nxënës.
Në SHML, përveç drejtor shkolle, dy zv.drejtor shkolle me delegim të detyrave, një pedagog, një psikolog, një këshilltar karriere, një kordinator për cilësi, një kordinator për projekte shkollore, një ndihmë për administratë dhe zyrtar për fotokopje.
Një biblotekist me orar të plotë për shkolla me pak se 500 nxënës, dy biblotekistë në shkolla mbi 1000 nxënës.
50% e punëtorëve tekniko shërbyes të jenë punëtore femra.
Norma e mësimdhënësit me qenë 20 orë, për çdo orë ekstra/mbi normë pagesë të dyfishuar, ora e kujestarisë me pagesë mujore 50€.
Paga bazë bruto mesatare 850€ deri 900€ për mësimdhënësit, plus përvoja vjetore 1%.
Paga bazë për drejtor 1200€, për zv.drejtor 1000€
Të lejohet puna një normë e gjysmë për mësimdhënësit që kanë performancë të mirë, pagë të plotë për një punë e gjysmë.
….. e shumë e shumë çështje tjera prioritare do të ja vlente për ndryshim
P.S. A do të ndryshohej diçka në shkolla, po të kishim disa nga pikat e shtruara në këtë shkrim, në praktikë/realitet, më shumë cilësi në shkolla ?