Nga Betim Ahmeti: Deri kur do të lejohen telefonat në shkollë dhe ku fillon cenimi i dinjitetit të mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur pothuajse gjithçka është thënë.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, mbetet shqetësuese situata kur një mësimdhënës, sidomos në prag të pensionimit, fillon ta humbë autoritetin jo për shkak të mungesës së përkushtimit apo profesionalizmit, por si pasojë e rrethanave të reja shoqërore dhe teknologjike.

- Advertisement - M1

Shtrohet me të drejtë pyetja se deri ku lejohet përdorimi i telefonave në ambientet shkollore dhe ku fillon cenimi i dinjitetit të mësimdhënësit.

Bullizimi përmes incizimeve dhe shpërndarja e tyre në rrjete sociale si TikTok, Facebook apo Snapchat nuk është thjesht një shkelje etike, por një problem serioz arsimor dhe shoqëror.

Kjo sjellje jo vetëm që dëmton autoritetin e mësimdhënësit, por krijon një precedent të rrezikshëm për nxënësit, duke i nxitur ata të shohin talljen dhe poshtërimin si diçka normale apo edhe të pranueshme.

- Advertisement - m2

Mbetet për t’u reflektuar edhe roli i mediave dhe rrjeteve sociale, nëse ato do të shërbejnë si mjet edukimi dhe vetëdijesimi apo si platforma për promovimin e këtyre incizimeve.

Ndikimi i kësaj dukurie tek nxënësit është i drejtpërdrejtë, sepse çdo tolerim apo heshtje e tillë mund të kthehet në nxitje për sjellje të ngjashme, duke e cenuar rëndë klimën edukative dhe respektin ndaj institucionit të shkollës.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara