E diel, 8 Shtator, 2024

Nga Besnik Rama: Instalo rutinën – nxënësit punojnë më mirë kur dinë çfarë do të vijë më pas

- Advertisement1-

Krijimi i një rutine ose strukture të qartë në mjedisin mësimor ka të bëjë me parashikimin dhe organizimin e veprimtarive të përditshme me nxënësit.

Kur ti ose institucioni shkollor vendos një rutinë të qartë dhe të rregullt, nxënësit kanë më shumë mundësi të dinë çfarë të presin dhe se çfarë do të ndodhë në klasë në vijim.

- Advertisement -

Nëse nxënësit dinë çfarë do të ndodhë më pas, ata kanë tendencë të jenë më të përqendruar dhe më të gatshëm për të mësuar. Kjo ndodh sepse ata ndihen të sigurt në mjedisin e tyre mësimor dhe dinë se çfarë të presin, ndihen më të gatshëm dhe më shumë të relaksuar gjatë mësimit.

Kjo qasje e organizimit të mësimit është e dobishme për nxënësit. Gjithashtu, ajo të ndihmon të planifikosh mësimin më mirë dhe të sigurosh në kohë materialet mësimore, t’i kesh gati dhe t’i paraqitësh në mënyrë të qartë. Një programim i rregullt dhe i strukturuar për nxënësit në shkollë ose në kontekstin e mësimit mundëson udhëzime të qarta për veprimtaritë dhe detyrat që do të kryejnë nxënësit në të ardhmen.

Kjo strategji promovon disiplinën, përkushtimin dhe efikasitetin e mësimit. Nxënësit që kanë një rutinë të përcaktuar që më parë, e dinë se çfarë do të ndodhë gjatë ditës, çfarë lëndësh do të kenë dhe çfarë detyrash duhet të kryejnë. Kjo lehtëson ankthin dhe tensionin e mundshëm që vijnë nga pasiguria dhe nga ndërprerjet e papritura.

Një rutinë e qartë dhe e strukturuar rrit motivimin dhe përfshirjen e nxënësve, duke i bërë ata të ndihen më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat që i presin në procesin e mësimit.

*Autori është specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...