Nga Avni Morina: Dështimi i radhës nga Ministria e Arsimit

- Advertisement5 -

MASHTRIMI I RADHËS NGA MASHTI

- paragrafi 1 -

Të ndash buxhet për punësimin e asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta, do të thotë që të ndash buxhet shtesë për shtimin e numrit të të punësuarve në një komunë të caktuar apo nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

- Advertisement - M1

Një gjë të tillë MASHTI nuk e ka bërë. MASHTI vetëm ka nxjerrë vendim për të punësuar asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta dhe komunat e kanë përkrahur si nismë, ndërkohë që rritje buxheti (buxhet shtesë) për këtë kategori të të punësuarve nuk ka pasur.

Komunat kanë menaxhuar me numrin e njëjtë të të punësuarve në sistemin arsimor, ashtu siç e kishin në vitin paraprak.

Është e papranueshme të tentohet që të na hidhet hi syve. Të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim e dimë se MASHTI nuk ka ndarë buxhet shtesë për të rritur numrin e të punësuarve nëpër komuna për aq sa do të duhej të ishte numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

- Advertisement - m2

Rrjedhimisht, ai numër i vogël i të punësuarve është rezultat i angazhimit të komunave për të realizuar një gjë të tillë dhe se për t’i përfshirë asistentët në listën e pagave komunat kanë hequr të zitë e ullirit.

* Autori është drejtor i Arsimit në Rahovec