E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nga Astrit Jusufi: Reformat dhe tendencat europiane në arsim

- Advertisement1-

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI PEDAGOGJIK

- Advertisement -

Programi i studimit: Menaxhimi në arsim

 PUNIM SEMINARIK

LËNDA: REFORMAT DHE TENDENCAT EUROPIANE NË ARSIM

TEMA: NEVOJA PËR ARSIM DEMOKRATIK

 

 

- Advertisement -rrrrrrr

 

Mentori:                                                                                       Studenti:. PROF.DR. RABIJE MURATI                                           ASTRIT JUSUFI

                                                    

   

                                                 Janar, 2023

Përmbajtja

 

Hyrja……………………………………………………………………………………………………………………. 3

Përmbajtja

  1. Nevoja për arsim demokratik……………………………………………………………………..4

I.1 Fuqitë

I.2 Dobësitë (sfidat)

I.3 Kompetencat………………………………………………………………………………………….5

I.4 Qëndrimet e respektit

  1. Çfarë ka të bëjë demokracia me shkollë…………………………………………………………..6

II.1 Të mësuarit dhe të jetuarit e demokracisë

II.2 Efektet

II.3 Paradokset……………………………………………………………………………………………7

II.4 Kujdesi nga kufizimet dhe kurthet

  • Sferat e demokracisë pjesëmarrëse në shkollë…………………………………… 8

III.1 Komunikimi

 

                      III.2 Bashkëpunimi  

                      III.3 Transparenca …………………………………………………………………………….. ……9                                                                                              

                      III.4  Toleranca

                      III.5 Atmosfera shkollore

III.6 Vendimmarrja

  1. Qeverisja demokratike e shkollës …………………………………………………………….10

                  IV.1 Arsyet etike

                  IV.2 Arsyet politike

     Përfundimi………………………………………………………………………………………………………….11

      Burimet………………………………………………………………………………………………………………12

 

Hyrja

E ardhmja është plot me të panjohura, ajo për të cilën ne duhet të bindemi tanimë, është se janë pikërisht fëmijët, gjenerata e re e brezave të cilët duhet të përballen me ndryshimet e mëdha dhe që duhet të marrin përgjegjësi dhe njohuri se si t’u qasen risive dhe problemeve që ato mbartin. Atëherë cili e luan më së miri rolin e përgatitjes së fëmijëve, të cilët do të jenë po ata, që do të ndjekin një arsimim të caktuar dhe që duhet të përballen me barriera të ndryshme lidhur me ekspertizat e tyre të studimit. Janë institucionet edukative. Këto institucione nuk priren vetëm në përgatitjen e liderëve të së ardhmes, sepse kjo është selektive në individë të ndryshëm, apo në fëmijë që kanë tipare të lindura ose aftësi për të qenë të tillë.                                                                                                                              Pra, ne duke e ditur nevojën për një shkollë demokratike çdo ditë duhet të kemi kujdes të veçantë që demokratizimi të jetë gjithnjë e më shumë pjesë e shkollave tona, duke e integruar në çdo cep të sistemit arsimor kur e dimë vlerën dhe rëndësinë e fjalës demokraci që nënkupton barazinë e funksionimit të një shoqërie.

 

Edhe mësuesit janë ata që ballafaqohen  me zgjidhjen e  problemeve të cilat nuk  i kanë ndeshur më parë, kjo i bën që të nxisin aftësinë kreative të vetës së tyre dhe jo të ndjekin rregullat standarde të të vepruarit.

‘’Në shkollën bashkëkohore arsimtari luan rol të organiztorit, prijatarit dhe bashkëpunëtorit në mësim. Nxënësi afirmohet si subjekt i mësimit’’. (Brada, 2007)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Nevoja për arsim demokratik

Pse duhet të përpiqemi për demokraci në shkollë dhe në shoqëri si tërësi? Shoqëritë e qeverisura në mënyrë demokratike janë më mirë në shumë aspekte të rëndësishme; megjithatë, ato gjithashtu duhet të përballen me dobësi të caktuara që paraqesin sfida për një komunitet demokratik shkollor.

’’Demokratizimi i arsimit fillon ose bazohet në dy parime bazë , që janë :

  1. Parimi i barazisë
  2. Parimi i participimit

Parimi i barazisë – siç janë drejtësia , parimi i të drejtave të barabarta për të gjithë pa dallim pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare, racore , pa dallim të gjinisë, viteve (moshës), vendit të jetesës, gjendjes ekonomike përkatësisht sociale, aftësive ;

Parimi i participimit- shprehje e lirë e ideve dhe mendimeve personale, zgjedhjes së lirë zgjedhjes së lirë dhe pjesëmarrje aktive në miratimin e vendimeve dhe pranimin e përgjegjësisë’’. (Murati, 2016)

Pra , është me rëndësi që në çdo shkollë të funksionoi  klasa demokratike ku:

Fëmijët marrin pjesë në përcaktimin e rregullave të tyre .

‘’Dsiplina korrekte, e cila bazohet në pasojat logjike, shfrytëzohet në punën me fëmijët që nuk i respoektojunë rregullat’’. (Miller, 2005)

 

I.1 Fuqitë

Drejtësia: Meqenëse të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta të barabarta të pjesëmarrjes, vendimet e marra nga shumica ka më shumë të ngjarë të pranohen nga pakica .

Cilësia e vendimmarrjes: Meqenëse të gjithë qytetarët, ekspertët dhe grupet e interesit mund të marrin pjesë në diskutim publik dhe vendimmarrje dhe mediat e lira e mbajnë të informuar publikun, pikëpamjet e ndryshme dhe interesat e kundërta merren në konsideratë. Vendimet kanë më shumë të ngjarë të japin zgjidhje efektive dhe të pranuara gjerësisht për problemet dhe çështjet.

Paqja përbrenda dhe jashtë: Komunitetet e qeverisura në mënyrë demokratike rrallë fillojnë një luftë, pasi qytetarët nuk do ta mbështesin një politikë të tillë. Ata janë gjithashtu më paqësorë dhe më pak të prirur ndaj dhunës si një mjet për të arritur një qëllim politik.

‘’Rëndësia e bashkëpunimit prindër -arsimtar: Familja e shkolla së bashku, përkatësisht prindërit dhe mësuesit janë faktor themelor dhe vendimtarë në punën edukative-arsimore të fëmijëve’’. (Gjevori, 1984)

I.2 Dobësitë (sfidat)

Kompleksiteti:Në shoqëritë moderne, shumë çështje janë bërë aq komplekse sa kërkohet një nivel i lartë ekspertize për t’i kuptuar ato dhe për të diskutuar masat për t’u marrë me to. Pjesëmarrja ka tendencë të bëhet sferë e qytetarëve më të informuar dhe ekspertëve.

Mundësitë e pabarabarta: Rrjedh se qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e barabarta të pjesëmarrjes, por në realitet mundësitë për të marrë pjesë janë shpërndarë në mënyrë jo të barabartë. Nëse lihet pa përcjellje, kjo çështje mund të çojë në irritim dhe zhgënjim me demokracinë nga ana e atyre qytetarëve që e gjejnë veten të përjashtuar.

Këto dobësi paraqesin sfida për shkollat dhe sistemin arsimor, pasi ato mbajnë çelësin për t’i adresuar këto probleme. Fuqizimi i qytetarëve të rinj për t’u përballur me çështjet dhe problemet e komuniteteve të tyre është strategjia më e mirë për ta përgatitur brezin e ri për të ardhmen, si dhe për ta forcuar demokracinë.

I.3 Kompetencat

Fuqizimi për demokracinë mbështetet në kompetencat e fituara. Ne i zhvillojmë kompetencat tona përmes praktikës, duke u marrë me situata ose probleme të reja. Kjo shpjegon pse mundësitë e të nxënit që pjesëmarrja në një komunitet demokratik shkollor u ofron nxënësve janë kaq të rëndësishme. Modeli i kompetencave i Këshillit të Evropës bën dallimin midis katër   dimensioneve të kompetencës – vlerave, qëndrimeve, aftësive dhe njohurive dhe të kuptuarit kritik.

Vlerat përfshijnë “njohjen e qytetarisë aktive” dhe “mbështetjen për proceset dhe procedurat demokratike”, të cilat nxënësit mund t’i përvetësojnë përmes pjesëmarrjes aktive në jetën shkollore.

I.4 Qëndrimet e respektit – ndaj një personi, një besimi ose një parimi – ose mendësia qytetare – “ndjenja e përkatësisë dhe e identifikimit me komunitetin” – mësohen jo përmes predikimit, por përmes përvojës personale dhe reflektimit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ju dhe stafi juaj (shpresojmë edhe prindërit) të shërbeni si modele të mira të sjelljes.

Aftësitë (shkathtësitë) përfshijnë aftësinë për të “ndërtuar konsensus dhe kompromis brenda një grupi”. Siç e dinë mësuesit, aftësitë duhet të fitohen përmes praktikës së përsëritur.

Njohuria dhe të kuptuarit kritik “për mënyrat e ndryshme në të cilat bashkëpunojnë qytetarët në shqyrtime publike dhe vendimmarrje” kërkon të nxënit përmes përvojës praktike dhe reflektimit në një klasë të EQD/EDNJ (Edukimi për Qytetari Demokratike/Edukimi për të Drejtat e Njeriut), por nuk mund të fitohet vetëm duke mësuar prej librit

 

  1. Çfarë ka të bëjë demokracia me shkollën

Demokracia me shkollën janë të lidhura në mënyrë reciproke sepse nuk bën njëra pa tjetrën, pa shkollë të mirëfilltë s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka shkollë të mirëfilltë.

II.1 Të mësuarit dhe të jetuarit e demokracisë

Demokracia mund dhe duhet të mësohet në moshë të re, pra, ne duhet të mësojmë për demokracinë në mënyrë që të jemi në gjendje të jetojmë në demokraci.

Këto teza tregojnë për faktin se nga njëra anë, demokracia varet nga arsimimi që të mund të vihet në praktikë dhe nga ana tjetër, të praktikuarit e demokracisë është çelësi për të mësuar rreth saj. Prandaj, arsimi duhet të sigurojë që të rinjtë të mësojnë për demokracinë nëse një shoqëri dëshiron të mbetet ose të bëhet demokratike. Meqenëse shkollat janë zyrtarisht përgjegjëse për edukimin e brezit të ri, ato duhet të praktikojnë demokracinë në mënyrë që të nxisin të nxënit e nxënësve për demokracinë.

II.2 Efektet

Pjesëmarrja jo vetëm që nxit të nxënit për demokracinë, por, siç tregojnë hulumtimet, gjithashtu ka një efekt pozitiv në shëndetin e nxënësve, të nxënit e nxënësve dhe procesin mësimor në përgjithësi: Vlerësimi i rregullt i reagimeve të nxënësve për procesin mësimor dhe përfshirja e familjeve të nxënësve dhe komuniteteve në shkollim ka çuar në arritjet e përmirësuara të nxënësve dhe pëgjithësisht në cilësi më të lartë të shkollave dhe procesit mësimor. Analiza e procesit mësimor nga këndvështrimet e ndryshme (nxënësit, mësuesit) është një mënyrë shumë efektive për ta përmirësuar atë. Për më tepër, pjesëmarrja e nxënësve ka treguar se ka efekte pozitive në vetëbesim, në marrëdhëniet nxënës – të rritur dhe nxënës – nxënës, si dhe në etosin e shkollës. Përfshirja e mësuesve ose nxënësve në reformat e shkollës ka çuar në rezultate premtuese.

’’Që të kemi demokratizim të plotë të sistemit arsimor gjithashtu konsideroj se me rëndësi të veçantë është egzistimi i llojeve alternative të arsimit dhe egzistimin e organizatave joqeveritare që duhen të kenë ndikim në procesin e demokratizimit’’. (Murati, 2016)

 

II.3 Paradokset

Paradoksi institucional

Shkollat u nënshtrohen normave, vlerave dhe ligjeve të një shteti të caktuar. Ato kanë përgjegjësinë për edukimin e brezit të ri. Nxënësit nuk mund të zgjedhin të mos ndjekin shkollën, pasi shkollimi është i detyrueshëm. Prindërit e tyre duhet t’i dërgojnë ata në shkollë. Mësuesit nuk janë të lirë t’u mësojnë atë që duan; ata janë punësuar për t’u mësuar atë që shteti e ka përshkruar në kurrikula. Atyre u kërkohet t’i vlerësojnë nxënësit sipas arritjeve të tyre në lëndët e përcaktuara. Drejtorët janë punësuar për të siguruar që shkollat funksionojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve zyrtare. Kështu që shkollat nuk janë vende ku njerëzit e lirë dhe të barabartë bashkëveprojnë për të arritur interesin e përbashkët. Marrëdhënia midis grupeve përcaktohet nga hierarkitë dhe mjetet e ndryshme për të ushtruar fuqi me qëllim të përgatitjes së brezit të ri për jetën moderne dhe vendosjen e tyre në pozicione të ndryshme, të pabarabarta brenda shoqërisë.

 

Paradoksi pedagogjik

Marrëdhënia mësues-nxënës pasqyron faktin që edukatorët me më shumë përvojë dhe njohuri ua bartin njohuritë dhe përvojën e tyre nxënësve të paditur dhe të papërvojë. Pabarazia midis mësuesit dhe nxënësit, si dhe midis prindit dhe fëmijës, përcakton nevojën për arsim, por gjithashtu paraqet një pengesë për praktikën demokratike.

II.4 Kujdes nga kufizimet dhe kurthet

Filloni me veten! Zbuloni se cilat masa dhe ndryshime janë brenda mundësive tuaja personale. Ju përfaqësoni një model sjelljeje për shkollën tuaj. Vetëm nëse e demonstroni dhe e praktikoni demokracinë në veprim, mund të prisni praktika demokratike nga ana e mësuesve tuaj.

A jeni vërtet i gatshëm t’u jepni zë anëtarëve të komunitetit të shkollës? Askush nuk dëshiron ta zbulojë se angazhimi dhe përfshirja e tyre ishte për asgjë.

Në vend që të praktikoni një aktivizëm pseudodemokratik, preferohet që të merrni vendime mbi bazën e informacionit dhe t’i komunikoni ato në mënyrë transparente. Pseudodemokracia është kundërproduktive dhe priret ta minojë besimin në praktikën e mëtejshme demokratike.

Edhe nëse siguroni një mundësi të vërtetë dhe të ndershme për praktikat demokratike, mos prisni që njerëzit ta ndjekin atë menjëherë. Në të vërtetë, disa njerëz madje mund t’i rezistojnë asaj. Praktika demokratike është kërkuese dhe kështu kërkon durim nga të gjithë të përfshirët. Mos u dekurajoni. Vazhdoni! Në fund do t’ia vlejë.

Jini shumë të qartë për mundësitë brenda të cilave mund të merren vendime lirisht dhe për kufijtë që nuk duhet të tejkalohen (p.sh. kufizimet buxhetore, ligji, të drejtat e pakicave, detyrimet dhe përgjegjësia juaj si drejtues i shkollës, konflikti i roleve).

III    Sferat e demokracisë pjesëmarrëse në shkollë

Mënyra se si veproni si drejtor është thelbësore për shndërrimin e shkollës suaj në një komunitet më demokratik. Nëse keni ndërmend ta inkurajoni pjesëmarrjen në shkollën tuaj, përfshini sferat kryesore të mëposhtme në planifikimin dhe veprimet tuaja.

 

 

III.1 Komunikimi

Dëgjoni në mënyrë aktive (Çfarë dëshiron vërtet të thotë dikush? Si mendon ai/ajo? Cilat janë nevojat e tij/saj? Si është perceptimi i tij/saj?) Bindni të tjerët përmes argumenteve logjike dhe të kuptueshme. Bëni pyetje dhe përgjigjuni pyetjeve hapur. Shpalosni dhe shpjegoni me ndershmëri dhe vërtetësi qëndrimet, supozimet, ndjenjat tuaja për çështjen për të cilën do të vendoset. Mblidhni informata kthyese. Ofroni një sintezë të të gjitha pikëpamjeve të ndryshme (cili interes i përbashkët mund të gjendet duke marrë parasysh të gjitha pikëpamjet e ngritura në lidhje me një çështje?) Bëni përpjekje për konsensus.

 

III.2 Bashkëpunimi

Identifikoni dhe diskutoni mbi vlerat dhe vizionet që duhet të udhëheqin shkollën tuaj. Nëse është e mundur, përpiquni të merrni një vendim unanim në lidhje me to. Kontribuoni në ndërtimin e një atmosfere besimi dhe krijoni mundësi dhe një kornizë për shkëmbimin e ideve dhe praktikave, si dhe të të menduarit, planifikimit dhe zbatimit në bashkëpunim.

’’UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, rekomandojnë dhe marrin aksione për demokratizimin e arsimit në botë, veçanarisht theksojnë luftën kundër – diskriminimit, luftën kundër analfabetizmit, për unifikimin dhe zgjerimin e arsimit të detyrueshëm fillor dhe të mesëm, nxisin arsimin dhe masa kompensimi në fushën e arsimit special, arsimin e emigrantëve, realizimin e drejtave të arsimit të pakicave, arsimin e të rriturve dhe realizimin e arsimit përmanent’’ (Murati, Demokracia në shkollë, 2019).

 

III.3 Transparenca

Jini transparentë në lidhje me parakushtet, kufijtë dhe shtrirjen kur merrni vendime. Për shembull, merrni parasysh kushtet ligjore, buxhetore apo lokale. Artikuloni çështjet e tilla në mënyrë të qartë dhe shprehimisht. Sigurohuni që t’i informoni në mënyrë të vazhdueshme të gjithë të përfshirët, në lidhje me të gjitha çështjet e rëndësishme dhe ofrojuni qasje në informacionin përkatës.

 

III.4  Toleranca

Ne mund të ndihemi të kundërt me një person ose një grup njerëzish për arsye të ndryshme. Ata që kanë nivel të ulët tolerance, thjesht sjellen me shpërfillje ndaj të tjerëve. Një nivel më i lartë i tolerancës na lejon të zgjerojmë kufijtë e përvojës sonë përmes dialogut të plotë dhe përpjekjeve të ndershme për t’i kuptuar të tjerët. Mundohuni ta rritni nivelin tuaj të tolerancës kur përballeni me njerëz ose grupe njerëzish me të cilët ndiheni të kundërt.

Kujdesuni për sjelljet dhe vlerat tuaja. Trajtoni njerëzit e tjerë me respekt, empati, mëshirë dhe drejtësi. (Miller, Komunikimi me fëmijë, 2005)

 

III.5 Atmosfera shkollore

Siguroni një atmosferë pozitive, paqësore, ku të gjithë ndihen të sigurt, të respektuar dhe që i përkasin një komuniteti të mirëfilltë. Krijoni një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin. Vendosni mënyra të institucionalizuara të zgjidhjes së konflikteve.

Qëndroni të gatshëm të ndani disa nga kompetencat tuaja dhe t’u delegoni përgjegjësinë të tjerëve. Sigurohuni që palët e interesuara të kenë fjalën e tyre për atë që bëjnë dhe si e bëjnë atë. Pranoni kritikën dhe përgatituni të kaloni nga kontrolli te besimi. Sigurohuni që rreziqet e mundshme të vendimeve të ndahen dhe që të gjithë ata që janë të përfshirë të jenë të vetëdijshëm për to.

 

III.6 Vendimmarrja

Analizoni parakushtet ligjore (mundësitë dhe kufizimet) për praktikën demokratike në shkollën tuaj. Paraqitni një kornizë për rregullat për vendimmarrje gjithëpërfshirëse (krijimi i strukturave dhe proceseve demokratike). Përfshini forma të shqyrtimit/diskutimit, votimit, përfaqësimit. Respektoni vendimet demokratike si të detyrueshme dhe sigurohuni t’i vini në praktikë rezultatet e vendimmarrjes së përbashkët. Sigurohuni që vendimet të jenë legjitime në aspektin ligjor dhe moral.Të gjithë duhet të kenë të njëjtën mundësi për të marrë pjesë në proces. Mbështetni dhe fuqizoni grupet e cenueshme, të pafavorizuara dhe të margjinalizuara.

 

  1. Qeverisja demokratike e shkollës

 

Drejtorët e shkollave duhet të kenë parasysh shumë faktorë të rëndësishëm në punën e tyre operative dhe strategjike: legjislacionin, kurrikulat, autoritetet lokale, prindërit, nxënësit, mjetet materiale, mjedisin socio-ekonomik, konkurrencën, etj.. Shumë prej këtyre faktorëve ndryshojnë vazhdimisht dhe janë jashtë kontrollit të drejtorit të shkollës. Administrimi i mirë nuk është i mjaftueshëm. Drejtori i shkollës sot punon “në një sistem pak a shumë të decentralizuar, i cili bazohet në bashkëveprim të ndërlikuar të shumë partnerëve autonom.Shprehjen “qeverisje e shkollës“ e hasim në gjithë doracakun si përkufizim më i gjerë i udhëheqjes, duke përfshirë aspektet ligjore dhe ideologjike. “Demokratike“ do të thotë se qeverisja e shkollës bazohet në vlerat e të drejtave të njeriut, autorizimin dhe pjesëmarrjen e nxënësve, personelit dhe palëve tjera të interesuara në marrjen e vendimeve të rëndësishme në shkollë

Pasi që disa faktorë vështirë kontrollohen vetëm duke u bazuar në pushtetin ekzekutiv, qasja e hapur dhe demokratike në shkollën moderne është mënyrë e vetme për udhëheqje të qëndrueshme dhe të suksesshme. Por, qeverisja demokratike e shkollës nuk është thjeshtë mjet për mbijetesën e drejtorit të shkollës; ekzistojnë arsye tjera, shumë më të rëndësishme.

 

IV.1 Arsyet etike

Në teori ekziston pajtim i përgjithshëm për vlerat demokratike: “Të gjithë njerëzit janë të lindur të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të drejtave të tyre. Fëmija që është i aftë të formojë pikëpamjet personale, ka të drejtë që ato t’i shprehë, si mendim, bindje dhe besim të lirë. Praktikisht çdo shtet, madje edhe çdo shkollë duhet të hartojë politika të kësaj natyre. Por, nëse vërtetë dëshirojmë të vëmë në jetë vlerat demokratike në shoqëri, ato duhet praktikuar në jetën e përditshme. Kjo ka rëndësi të veçantë për udhëheqësit e të gjitha organizatave, e posaqërisht shkollave.

 

IV.2 Arsyet politike

Përpjekjet e mirëfillta për shtet demokracik, duhet të jenë evidente dhe të praktikohen që nga mosha e hershme. Në vendet me demokraci të vjetër ekziston rrezik i madh që të rinjtë ta konsiderojnë demokracinë si të natyrshme dhe në këtë mënyrë të humbin interesimin për pjesëmarrje. Aty ku historia e demokracisë është e shkurtër dhe themelet e saj të lëkundshme, çdo pengesë në zbatimin e sjelljes së këtillë mund të rezultojë me heqjen e të drejtave. (Graphic Design Workshop, 2007)

Përfundim

Mendoj se nevoja për arsim demokratik është ajo më e rëndësishmja në sistemin arsimor në vendin tonë, kur e dimë se përveç familjes shkollat janë institucionet më të rëndësishme në të cilat të rinjtë mësojnë për vlerat demokatike dhe demokracinë.

Gjithmonë në çdo aspekt ekzistojnë varësitë shkollë – shoqëri, prandaj prindërit dhe arsimtarët duhet ta mbështesin çdo inisiativë në mësimin e tolerancës edhe respektin e të tjerëve, si dhe në zgjidhjen e problemeve të veçanta me të cilat ballafaqohen fëmijët në jetën e përditshme .

‘’Duke e pasur parasysh faktin se arsimi është proces i cili zgjatë tërë jetën, përmbajtjet e tij nuk mund të përcaktohet pavarësisht nga koha apo periudha kohore në të cilën trajtoihen ata. Arsimi patjetër që duhet të reagon në të gjitha paraqitjet që ndodhin në shoqëri, ashtu që çdo ndryshim në shoqëri shpie edhe në ndryshime edhe në sferën e arsimit si kategori shoqërore’’. (Murati, Demokracia në shkollë, 2019)

Shkolla duhet të trajtohet si vendstrehim për fëmijë në të cilën të gjithë të rinjtë kanë në disponim mjetet për përmbushjen e çdo aspekti të mundësive të tyre.

Duhet të sigurohen mundësi të njëjta për të gjithë nxënësit , pavarësisht nga përkatësia etnike ose statusi ekonomiko-shoqëror. Shkollat të cilat theksojnë rëndësinë e arsimit etik, mësimit kooperativ, standarde të qarta për respektin e ndërsjellë të nxënësit dhe të arsimtarit, kultivojnë vlera të cilat duhet t’i çmojnë të rinjtë tanë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bibliography

Bäckman, E. d. (2007, Janar). https://rm.coe.int/16805a9aa7. Retrieved from Qeverisja demokratike e shkollave: https://rm.coe.int/16805a9aa7

Brada, R. (2007). Didaktika. Pejë.

Graphic Design Workshop, K. i. (2007, JANAR). Qeverisja demokratike e shkollave. Gjetur në http:/book.coe.int

Gjevori, M. (1984). Prindërit dhe fëmijët. Prishtinë.

Miller, B. (2005). Komunikimi me fëmijë. Ferizaj.

Miller, B. (2005). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit. Ferizaj.

Milles, B. (2005). Si të krijohet kontakti i sukseshëm me nxënësit . Ferizaj.

Murati, R. (2016). Demokratizimi i Sistemit Edukativo – arsrimor. Tetovë: 2016.

Murati, R. (2019). Demokracia në shkollë. Tetovë: 2019.

 

 

 

 

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...