E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Nga Asllan Bajrami: Vendosja e kamerave në klasa e nevojshme, shihet angazhimi i secilit

- Advertisement1-

Vëndosja e kamerës brënda në klasë është shumë e nevojshme sepse përmes saj shihet angazhimi i secilit.

Kamerat e vëzhgimit duhet të vëndosen edhe brënda në klasë .

- Advertisement -

Një foto tregon më shumë se një mijë fjalë!

Shumë institucione, për të rritur sigurinë, kanë vendosur kamera vëzhguese brenda dhe jashtë hapësirave dhe në rast se ndodh diçka, kamera e vëzhgimit, fotografia është dëshmia më e mirë që tregon se çfarë ka ndodhur.

Vëzhgimi me kamerë parandalon shkeljen e rregullave sepse kur palët e dinë që janë nën vëzhgim me kamerë do të sillen më mirë dhe do të jenë në përputhje me rregullat e mirësjelljes.

Jo rrallëher në rrjetet sociale dhe TV përmendet dhuna në shkolla, klasa .

Kjo dhunë mund të shfaqet për shkat të mosrespektimit të rregullave të mirësjelljes në shkollë, klasë .

Palët e përfshira nuk e pranojnë dhunën sepse nuk ka dëshmi që do të tregonin se çfarë ka ndodhur para përdorimit të dhunës dhe për këtë arsye shumë raste mbeten të pazbuluara dhe për këtë arsye dhuna vazhdon.

- Advertisement -rrrrrrr

Për këtë arsye, është shumë e nevojshme vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë ku mund të shihet sjellja e nxënësve në klasë dhe ato do të shërbenin si dëshmi nëse ndodh diçka gjatë procesit të mësimdhënies /nxënies.

Mendoj se vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë do të rrisë cilësin në mësimdhënie/nxënie.

Kamerat e vëzhgimit monitorohen vetëm nga menaxhmenti i shkollës dhe janë plotësisht konfidenciale që nuk cenojnë integritetin personal të mësimdhënësit apo nxënësit.

Vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë do të lehtësojë shumë procesin edukativ-arsimor!

@AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...