E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nga Asllan Bajrami: Të punësohen psikolog në të gjitha shkollat që të merren me nxënësit problematik

- Advertisement1-

Shkrimi i radhës nga mësimdhënësi Asllan Bajrami për Albanian Education

Në disa shkolla procesi edukativ – arsimor zhvillohet me vështërsi sepse nxënësit nuk respektojnë rendin shtëpiak në klasë, shkollë.

- Advertisement -

Shumë mësimdhënës po shfaqin shqetësimet e tyre lidhur me menaxhimin e orës mësimore në klasë, në veçanti si të komunikohet dhe menaxhohet me nxënës problematik/ hiperaktiv.

Unë e kam vërejt se reagimet e mësimdhënësve janë të ndryshme, varësisht nga këndi i vështrimit dhe shkollës ku punojnë.

Këtu më poshtë, po shkruaj mendimin tim shikuar nga këndvështrimi im gjatë punës mësimore në katër shkolla.

Në një shkollë ku fëmijët janë edukuar mirë në familje, çerdhe, edukimin parashkollor dhe arsimin fillor, nxënësit respektojnë rendin shtëpiak dhe mësimdhënësit, aty mësimi zhvillohet pa vështërsi, dhe nxënësit marrin njohurit e nevojshme nga lëndët mësimore.

Në anën tjetër, në një shkollë ku fëmijët nuk janë edukuar siç duhet në familje, çerdhe, edukim parafillor dhe arsimin fillor, në këtë shkollë nxënësit nuk respektoj rendin shtëpiak dhe nuk dëgjojnë fjalën e mësimdhënësit, në këtë shkollë mësimi zhvillohet me vështërsi.

Si duhet të veprohet me qëllim që procesi edukativ – arsimor të zhvillohet pa vështirësi?!

- Advertisement -rrrrrrr

Menaxhmenti i shkollës duhet të kujdeset për respektimin e rëndit shtëpiak në klasë, shkollë .

Të punësohen psikolog të cilet duhet të mirren me nxënësit e padisiplinuar, problematik , hiperaktiv.

Nëse është e nevojshme shkolla duhet të bashkëpunoj me Qëndren për Punë Sociale dhe policinë e komunitetit.

Të i kushtohet kujdes i veçant edukimit të fëmijëve dhe të merren masat edukuese qysh në fillim.

Nëse sjelljet e këqija të nxënësve tolerohen në fillim, vështirë që përmirësohen më vonë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...