E shtunë, 11 Janar, 2025

Nga Asllan Bajrami: Si të rrisim cilësinë në arsim?

- Advertisement1-

Cilësia në arsim mund të rritet nëse funksionon mirë trekëndshi pedagogjik ; mësimdhënës – nxënës- prind .

Në procesin edukativ-arsimor , mësimdhënsi dhe nxënësi bashkveprojn dhe që një orë mësimore të jet e suksesshme duhet të jenë të përgatirur mësimdhënsi për mësimdhënie dhe nxënësi për mësimnxënie .

- Advertisement -

Reformat që janë bërë në arsim , ma tepër kanë pas në fokus mësimdhënësin ; avancimet , trajnimet e puntoritë e shumta mirpo , është punuar shumë pak me nxënës dhe prindër që t’u shpjegohet roli dhe angazhimi i tyre në procesin edukativ -arsimor .

Shkolla është një institucion edukativ -arsimor ku mësimdhënësit – nxënësit – prindërit janë përgjegjs për mbarvajtjen e mësimit .

Në shkollë janë rregullat e mirësjelljes që duhet respektuar nga mësimdhënësit-nxënësit – prindërit .

Respektimi i këtyre rregullave mundson diciplinë në shkolle dhe aty ku ka diciplinë me siguri ka edhe sukses .

Unë mendoj që në shkollë duhet të ngritet diciplina në nivel , të punohet më shumë në edukimin e fëmijve .

Nxënësve duhet t’u shpjegohet se edukimi dhe arsimi janë për të mirën e tyre dhe se duhet respektuar rregullat e mirësjelljes në shkollë .

- Advertisement -rrrrrrr

Me qëllim të lehtësimit të procesit edukativ – arsimir , në shkollë duhet të punësohen psikolog të cilët do të ndihmonin mësimdhënësit-nxënësit -prindërit në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme .

Në këtë mënyre mësimdhënësit lëndor do të kishin kohë të realizonin me sukses planin mësimor .

Veprimet e MASHT për punësimin e inspektorve që të vlersojn mësimdhënësit , janë të gabueshme sepse kan një kosto dhe marrin shumë kohë .

Cilësia në arsim rritet nëse funksionon trekendshi pedagogjik dhe mjafton vetëm vlerësimi në nivel shkolle .

*Autori është mësimdhënës i Gjuhës Angleze

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...