Nga Asllan Bajrami: Rezultatet e dobëta në testin PISA tregojnë se qasja ndaj arsimit është shumë e gabueshme

- Advertisement -

Shkrimi i radhës nga mësimdhënësi Asllan Bajrami për AlbanianEducation.net

- paragrafi 1 -

Rezultatet e dobëta në testin PISA tregojn se qasja ndaj arsimit është shumë e gabueshme dhe kjo duhet të ndryshoj sa më shpejt që është e mundur.

- Advertisement -

Kurrikula e re dhe udhëzimet administrative nga MASHTI kanë vështirësu punën e mësimdhënësit duke stërngarkuar me çështje administrative dhe statistika që marrin shumë kohë .

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) pati theksuar që Kurrikula është e stërngarkuar mirpo , nuk doli me sygjerime dhe rekomandime se çfar duhet ndryshuar .

Rezultatet për kompetenca dhe rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare, që përcakton kurrikula bërtham jan tepër të larta dhe tani mësimdhënësi si të veproj :

- Advertisement -

1. Të vrapoj me nxitim pas rezultateve për kompetenca dhe rezultateve të të nxënit, apo

2. Të planifikoj dhe organizoj mësimin sipas nevojave, kërkesave dhe aftësive të nxënësve.

Unë e kam thënë edhe më herët se kurrikula duhet rishikuar dhe të bëhen ndryshimet e nëvojshme.

Përveç kësaj, kujdes i veçant duhet kushtuar edukimit të fëmijëve.

Fëmijët /nxënësit duhet të edukohen mirë që të respektojnë rendin shtëpiak në klasë, shkollë dhe aty ku ka edukat dhe mirësjellje me siguri ka edhe sukses dhe cilësi në mësimdhënie/nxënie. /AlbanianEducation.net/.