E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Asllan Bajrami: Rezultatet e dobëta në PISA – Të identifikohen mangësitë, pastaj të punohet në gjetjen e zgjidhjes

- Advertisement1-

Rezultati i dobët në testin PISA nxiti reagime të shumta duke filluar nga MASHTI, SBASHK, OJQ që nuk din të shkruajn as emrin e vet, analista, mësues, prindër dhe të tjerët.

Nga prononcimet e tyre e vërejta se disa nuk e kuptojnë dhe nuk e dijnë si zhvillohet procesi edukativ-arsimor në shkollë.

- Advertisement -

Edhe kësaj here vazhduan me avazin e vjetër duke përmendur dhe vënë në target vetëm mësimdhënësit, madje një OJQ, që edhe emrin e kishte shkruar gabim, fërkonte duart se tani i doli idarja që ndoshta do të përfitoj nga ky rast dhe target ka vënë mësuesin.

Disa nuk e dijnë që mësimdhënia/nxënia është një veprim i përbashkët mësimdhënës – nxënës që nënkupton se mësuesi duhet të përgatitet për mësimdhënie por edhe nxënësi për mësimnxënie dhe natyrisht prindërit kujdesen që fëmijët të vijnë të përgatitur për mësimnxënie.

Për të zgjidhur një problem, së pari duhet të identifikohen saktë mangësitë, defektet dhe pastaj të punohet në gjetjen e zgjidhjes ma të mirë të mundshme.

Kam frikë se disa, ende nuk i kanë identifikuar mangësitë, defektet që sollën një rezultat kaq të dobët në testin PISA.

Kam frikë që të tillët nuk mund të ofrojnë një zgjidhje të mirë dhe në favor të zhvillimit të suksesëshem të procesit edukativ arsimor.

Prandaj, mendoj që është shumë e nevojshme që njerëz të cilët e njohin mirë arsimin, të punojmë së bashku dhe të japim kontributin në përmirësimin e arsimit në përgjithësi!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...