Respektimi i rregullave të mirësjelljes në klasë, përkatësisht në shkollë, janë çelësi i suksesit në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Rezultati i ulët i suksesit të nxënësve në shkollë, në provimin e maturës dhe në testin PISA ka bërë që shumë “profesorë”, “psikologë”, sociologë” të japin mendimet e tyre dhe propozimet, sygjerimet dhe rekomandimet e tyre se si të përmirësohet cilësia në arsim.
Ata mendojnë se cilësia në arsim varet vetëm nga mësuesi, prandaj kanë për cak ( target ) vetem mësuesin.
Në fillim propozuan që mësimdhënësit të testoheshin sepse nuk u besohet diplomave të tyre
Disa propozuan që mësimdhënësit të vlerësohen nga Agjenciooni “Teach for Kosova “, e cila do të Vëzhgojë (në vend të thuhet Monitoroj dhe të vlerësojë mësimdhënësit dhe pas një vlerësimi mësimdhënësit të trajnohen nga kjo agjencion !
MASHTI do të punësojë inspektor që do të vlerësojn mësimdhënsit (dyshoj në aftësitë e inspektorëve, prandaj sugjeroj që të punësohen sa më shumë inspektorë, kam frikë se një inspektor i vetëm nuk do të mund të vlerësojë prandaj të shkojnë në klasë nga dy (02) që të bëjn një vlerësim sa më të mirë.
Kohët e fundit lexova postimin e sociologes Marsi Simo, e cila thotë se “ Një vlerësim (test )psiko-social duhet të bëhet për mësimdhënësit !
Nga këndvështrimi im, mosrespektimi i rregullave të mirësjelljes në klasë dhe në shkollë nga nxënësit është faktori kryesor që sjell mosdiciplinën, dhunën psiqike dhe fizike dhe cilësinë e dobët në mësimdhënie/nxënie prandaj ,duhet bërë thirrje që nxënsit dhe prinderit të japin kontributin e tyre dhe në shkollë të kthehet diciplina dhe interesimi i nxënësve për mësimnxënie !
/ Albanian Education