Nga Asllan Bajrami: Reformat në arsim u bënë “copy paste”, duhet të rishikohen

- Advertisement5 -

Reformat në arsim u bënë në variantin “copy & paste” duke mos u përshtatur fare me ambientin ku duhet të zbatohen këto reforma.

- paragrafi 1 -

Me këto reforma u vështërsua puna e mësimdhënësit sepse u mendua që vetëm mësimdhënsi është përgjegjës dhe llogaridhënës për zhvillimin dhe mbarvajtjen e procesit edukativ-arsimor.

- Advertisement - M1

Dihet se për zhvillimin dhe mbarvajtjen e procesit edukativ-arsimor duhet të funksionoj trekëndshi pedagogjik ; mësues – nxënës – prind , që do të thot se janë përgjegjës dhe llogaridhënës në zhvillimin dhe mbarvajtjen e procesit edukativ – arsimor.

Me reforma të reja mësimdhënsi po konsiderohet përgjegjës dhe llogaridhënës kurse nga nxënësi dhe prindi nuk kërkohet përgjegjësi në respektimin e rregulllave të mirësjelljes në shkollë.

Me një fjalë nxënësi nuk respekton rregullat e mirësjellljes në klasë, mirëpo nuk jep përgjegjësi, por kjo kërkohet nga mësimdhënësi.

- Advertisement - m2

Me reforma të reja; nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësit hiperaktiv duhet të arsimohen me hartimin e PIA, mirëpo institucionet relevante nuk kanë punësuar stafin adekuat mbështetës.

Mendoj se është shumë e nevojshme të rishikohen reformat dhe përgjegjësia , llogaridhënia të shpërndahet njësoj.

(Albanian Education)