Nga Asllan Bajrami: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm – ja pse

- Advertisement -

Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm , por mund të bëhen pilot projekte ku do të shiqohet , në praktikë , si funksionon mësimi tërëditor dhe a jep rezultatet e pritura.

Unë mendoj që mësimi tërëditor është vështirë të realizohet sepse :

- Advertisement -

1. Mungon infrastruktura shkollore dhe në mungesë të klasave ,në shumë shkolla , mësimi zhvillohet në dy ndrrime , që nënkupton se ndrrimi i pasditës fillon atëher kur ndrrimi i paraditës përfundon mësimin dhe klasat , mësonjëtoret lirohen .

2. Në shkollë mungon kuzhina ku nxënësit do të marrin ushqim dhe pyetja është kush do të paguaj ushqimin .

3. Në shkollë mungojn vendet për pushim apo edhe një sygjumë që është mjaft i nevojshëm në mesditë , rreth orës 13-14 .

- Advertisement -

4. Do të jet ngarkesë psiqike dhe e mërzitshme për fëmijet të qëndrojnë në shkollë tërë ditën sepse fëmijët , nxënësit kanë nevojë për kohë të lirë , argëtim , pushim dhe çlodhje nga mësimi në shkollë .

5. Mësimdhënësit do të jenë të stërngarkuar me punë dhe detyra dhe duhet te paguhen për orët mësimore shtesë .

Unë mendoj që nuk është i nevojshëm mësimi tërëditor dhe cilësia në arsim mund të ngritët:

1. Në shkollë të ketë diciplinë dhe të respektohet rregullorja e shkollës .

2. Nxënësit të vijnë të përgatitur për mësimnxënie dhe të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë aktive gjatë zhvillimit të njësisë mësimore ( mësimdhënia me nxënësin në qendër)

3. Prindërit të kujdesen me tepër për fëmijët e tyre ( prindërimi )

4. Shteti të kujdeset për punësimin e të rinjëve që kryejn fakultet ( një nga arsyet që nxënësit nuk mësojnë ështe sepse nuk besojn që do të punësohen në profesionin për të cilin kanë përfundu studimet ) !