Nga Asllan Bajrami: “PRO & CONTRA” të testimit të mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Shumë zhurmë rreth testimit të mësimdhënësve!

- paragrafi 1 -

Disa janë ‘PRO’ dhe disa janë ‘CONTRA’ testimit të mësimdhënësve.

- Advertisement - M1

Ata që mendojnë se përmes testimit të mësimdhënësve do të ngritet cilësia në arsim e kanë shumë gabim, sepse sado i përgatitur të jetë mësimdhënësi, nëse nxënësi nuk vije i përgatitur për mësim dhe nuk angazhohet gjatë orës mësimore nuk mund të përvetësoj njohurit që shpjegon mësimdhënësi.

Unë e kam thënë disa herë se qasja ndaj arsimit duhet të ndryshoj, duhet të funksionoj trekëndshi pedagogjik mësues-nxënës -prind ku secili kryen punën e tij dhe është përgjegjës dhe llogaridhënës për punën e tij.

Derisa fajësohet dhe bëhet presion vetëm tek mësimdhënësit, kurse nxënësi dhe prindi lirohet nga përgjegjësitë sukses dhe cilësi në arsim nuk do të ketë.

- Advertisement - m2

Prandaj, do të ishte mirë që njohës të mirë të arsimit të formojnë një grup punues dhe të punojn sëbashku dhe të ofrojn zgjidhjen më të mirë të mundshme.

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.