E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nga Asllan Bajrami: Prindërit t’i edukojnë fëmijët, të dëgjojnë dhe respektojnë fjalën e mësuesit

- Advertisement1-

Shkolla është një institucion ku zhvillohet procesi edukativ-arsimor.

Edukimi i fëmijëve fillon nga prindërit, vazhdon në çerdhe dhe në klasën përgatitore.

- Advertisement -

Fillimisht fëmijët duhet të edukohen mirë, të sillen mirë në institucionet shkollore dhe të dëgjojn e respektojn mësimdhënësit.

Puna mësimore është një veprim i përbashkët mësimdhënës/nxënës , që do të thotë se mësimdhënësit duhet të përgatiten për mësimdhënie por edhe nxënësit për mësimnxënie.

Gjatë punës time mësimore, kam vërejt se disa fëmijë , nxënës janë shumë, shumë te edukuar dhe vijnë të përgatitur, këta nxënës angazhohen shumë dhe japin kontributin e tyre gjatë punës mësimore që lehtëson shumë punën e mësimdhënësit.

Në anën tjetër, disa fëmijë vijnë të pa përgatitur për mësim, vijn pa mjete mësimore, nuk japin kontributin e tyre, madje edhe pengojn shumë gjatë orës mësimore në klasë.

Prandaj, kërkohet nga prindërit që të mirren më shumë me fëmijet e tyre, t’i edukojnë fëmijët që në shkollë të sillen mirë, të respektojnë rendin shtëpiak dhe të dëgjojnë dhe respektojn fjalën e mësuesit! /Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...