Nga Asllan Bajrami: PISA – Nënçmimet e kanë përdhosë shumë profesionin e mësuesit – kjo ndikon në punën e tij mësimore

- Advertisement5 -

Rezultati i dobët në testin PISA na mobilizon të gjithëve dhe natyrisht të gjithë duhet të ndihmojmë dhe kontribojmë në lehtësimin e zhvillimit normal dhe të suksesëshem të procesit edukativ-arsimor në shkollë.

- paragrafi 1 -

Mirëpo, disa që tentojnë t’i ikin përgjegjësisë dhe fajin ta hedhin dikun tjetër duhet treguar se faji është i tyre.

- Advertisement - M1

Procesi edukativ-arsimor në shkollë nuk është aq kompleks si e quajnë disa.

Mjafton të kemi një strategji të mirë të punës dhe gjërat të koordinohen mirë mes institucioneve relevante MASHTI, DKA dhe institucionet shkollore.

Në mënyrë që procesi edukativ-arsimor të zhvillohet me sukses dhe të kemi cilësi të lartë në mësimdhënie/nxënie duhet të funksionoj trekëndshi pedagogjik mësues-nxënës-prind.

- Advertisement - m2

Këtë e ka thënë themeluesi i didaktikës KOMENSKI dhe unë mendoj që është plotësisht e saktë pra , bashkpunimi mësues-nxënës-prind është çelësi i suksesit.

Unë e kam thënë disa herë që duhet të funksionoj trekëndshi pedagogjik ku secili kryen detyrat dhe është përgjegjës për veprimet e tij .

Për fat të keq, institucionet relevante, disa OJQ, analista dhe të vetquajtur ekspert të arsimit nuk e njohin DIDAKTiKËN dhe japin vlerësime kuturu duke vënë në TARGET mësimdhënësit duke nënçmuar aftësitë dhe përgatitjet profesionale dhe duke bëre presion me vëzhgime, testime, inspektime etj.etj .

Këto fyerje, nënçmime e kanë përdhosë shumë profesionin e mësuesit që sigurisht ndikon në punën e tij mësimore.

Prandaj, bëj thirrje institucioneve relevante që të respektojnë mësuesit, akterët kryesor që marrin pjesë direkte në mësimdhënie/nxënie dhe t’u plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit edukativ-arsimor në shkollë!