Vërtet, mësimdhënia dhe puna e mësuesit është bërë shumë e vështirë dhe mësuesit punojnë në një presion të madh!
1. Nxënësit nuk respektojn rregullorën e shkollës , vijn të papërgatitur për mësimnxënie , nuk angazhohen gjat orës mësimore , nuk japin kontributin e tyre dhe nuk janë të interesuar të përvetsojnë njohuritë e reja gjatë orës mësimore që është parakusht për zhvillimin e suksesshëm të njësisë mësimore të radhës .
2. Prindërit nuk i edukojn fëmijët e tyre të dëgjojn dhe respektojn fjalën e mësuesit , madje edhe bëjn presoin tek mesuesit qoft kur është në pytje diciplina apo notimi !
3. Menaxhmenti i shkollës nuk mund të menaxhoj me nxënësit dhe prindërit problematik dhe bëjn presion tek mësuesit duke u thënë ti je mësues gjeje mënyren si të mirresh me nxënësit dhe prindërit problematik ose shko në shpi !
4. Institucionet relevante kanë qasje të gabuar ndaj arsimit dhe mendojn që mësuesi është faktori dhe fajtori kryesor për çfardo që ndodh në shkollë dhe është përgjegjës dhe llogaridhënës si për diciplinën dhe suksesin e nxënësve në shkollë !
Shumë shpesh lexoj postime të mësimdhënësve që ankohen për sjelljet e këqija të nxënësve dhe të prindërve mirpo askujt nuk i interesojn shqetsimet dhe brengat e mësuesve .
Unë postoj këtu duke dhënë sygjerimet , këshillat dhe rekomandimet me qëllim të përmirësimit të punës mësimore në shkollë mirpo institucionet relevante dhe të tjerët i injorojn sikur ju konvenon kjo situate e tillë që është në shkolla në nivel Republikan .
Pata kërkuar nga mediat televizive të më rezervojn një emision prej 60 minutave , njëherë në javë , ku do të përgatisja debate të mirëfillta televizive dhe çështje apo problemet në arsim do të trajtoheshin nga këndvështrimi i mësuesit , psikologut , pedagogut , sociologut , prindit , nxënësit etj . me njëfjalë debat gjithëpërfshirës .
Siç duket mediat tv ma tepër janë të interesuara për MESELLATIONS sesa t’i ipet mundësia një mësuesi që përmes debateve tv me ekspert të arsimit të kontriboj në përmirësimin e arsimit në nivel Republikan !
Unë jam shumë i lumtur që u kam dhënë këtë mundësi dhe atë pa pagesë !