Shkrimi i radhës nga mësimdhënësi Asllan Bajrami për Albanian Education
Procesi edukativ -arsimor është një veprim i përbashkët mësimdhënës/nxënës , që do të thotë se mësimdhënësit duhet të përgatiten për mësimdhënie por edhe nxënësi duhet të përgatitet për mësimnxënie.
Ora mësimore është e suksesshme kur nxënësit angazhohen dhe marrin pjesë në mënyrë aktive gjatë punës mësimore.
Unë e kam vërejt se disa nxënës nuk përgatiten për orën mësimore, nuk angazhohen, nuk japin kontributin e tyre madje edhe pengojnë gjatë orës mësimore.
Unë e kam vërejt se shumë nxënës nuk kanë arritur njohuri të mjaftueshme gjatë nivelit përkatës të arsimit prandaj, është shumë vështirë për mësimdhënësit të realizojnë me sukses orën mësimore me nxënës që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për nivelin përkatës të arsimit.
Mendoj që në klasën përgatitore nxënësi duhet të edukohet mirë dhe të mësoj që t’i respektoj rregullat e mirësjelljes në klasë dhe shkollë.
Nxënësi i cili nuk ka arritur njohuritë e mjaftueshme në klasën përkatëse nuk duhet të përcillet në klasën tjetër sepse bëhet barrë për klasën dhe mësimdhënësit.
Përcjellja e nxënësit nga klasa e I -VI pa arritur njohuri të nevojshme arsimore është shumë e dëmshme dhe pengon mësimdhënien. /Albanian Education