Të nderuar mësues , prindër dhe nxënës .
Këtë postim po e filloj me shkrimin e një mësuesje.
Një prind më tha “valla msuse ky o msu mos me ja prish bash kerkush në shtëpi , nuk ka qef me ja prishë as në klasë”.
Për fat të keq rastet e tilla janë të shumta dhe kështu duke mos u prish qejfin fëmijëve, nxënësve në klasë shkollë kemi ardhur në këtë situatë që është arsimi sot, mungon diciplina, suksesi dhe cilësia në arsim!
Disiplina është parakusht për zhvillimin e sukseshëm të punës në çdo institucion përfshirë edhe shkollën!
Për këtë arsye shkolla nxjerr rregullorën që përcakton rregullat e mirësjelljes në klasë, po përmendi vetëm disa më kryesoret.
1. Mbani diciplinën në klasë.
2. Mos folni pa e ngrit dorën dhe kërko leje nga mësimdhënësi.
3. Respekto mësuesin dhe të tjerët në klasë.
Këto janë tre rregulla të arta (golden rules) të cilat sigurojnë zhvillim të sukseshëm të procesit edukativ-arsimor në shkollë!
Për fat të keq, në disa shkolla këto rregulla , të arta , nuk mund të zbatohen sepse nuk bën t’u prishet qejfi fëmijëve.
Aty ku ka disiplinë, respektohet rregullorja e shollês , mësuesi dhe nxënësit tjer në klasë , me siguri ka sukses dhe cilësi në mësimdhënie /nxënie!
Në anën tjetër, aty ku mungon diciplina , nuk respektohet rregullorja e shkollës, mësuesi dhe nxënësit tjerë, me siguri mungon edhe suksesi dhe cilësia në mësimnxënie!
Prandaj, institucionet relevante, menaxhmenti i shkollës, prindërit dhe nxënësit duhet të përcaktohen dhe vendosim a donë diciplinë, sukses dhe cilësi në mësimdhënie/nxënie apo mos t’i prishet qejfi fëmijëve, nxënësve në shkollë ?!,……
*Autori është mësimdhënës i gjuhës angleze