E shtunë, 18 Janar, 2025

Nga Asllan Bajrami: Kamerat e vëzhgimit duhet të vendosen brenda në klasë

- Advertisement1-

Kamerat e vëzhgimit duhet të vëndisen edhe brënda në klasë.

Një foto tregon më shumë se një mijë fjalë!

- Advertisement -

Shumë institucione, për të rritur sigurinë, kanë vendosur kamera vëzhguese brenda dhe jashtë hapësirave dhe në rast se ndodh diçka, kamera e vëzhgimit, fotografia është dëshmia më e mirë që tregon se çfarë ka ndodhur.

Vëzhgimi me kamerë parandalon shkeljen e rregullave sepse kur palët e dinë që janë nën vëzhgim me kamerë do të sillen më mirë dhe do të jenë në përputhje me rregullat e mirësjelljes.

Jo rrallëher në rrjetet sociale dhe TV përmendet dhuna në shkolla,klasa .

Kjo dhunë mund të shfaqet për shkat të mosrespektimit të rregullave të mirësjelljes në shkollë ,klasë .

Palët e përfshira nuk e pranojnë dhunën sepse nuk ka dëshmi që do të tregonin se çfarë ka ndodhur para përdorimit të dhunës dhe për këtë arsye shumë raste mbeten të pazbuluara dhe për këtë arsye dhuna vazhdon.

Për këtë arsye, është shumë e nevojshme vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë ku mund të shihet sjellja e nxënësve në klasë dhe ato do të shërbenin si dëshmi nëse ndodh diçka gjatë procesit të mësimdhënies /nxënies .

- Advertisement -rrrrrrr

Mendoj se vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë do të rrisë cilësin në mësimdhënie/nxënie .

Kamerat e vëzhgimit monitorohen vetëm nga menaxhmenti i shkollës dhe janë plotësisht konfidenciale që nuk cenojnë integritetin personal të mësimdhënësit apo nxënësit.

Vendosja e kamerave të vëzhgimit në klasë do të lehtësojë shumë procesin edukativ-arsimor!

*Autori është mësimdhënës i Gjuhës Angleze

/Albanian Education

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...