E martë, 26 Nëntor, 2024

Nga Asllan Bajrami: Ja disa veprime që janë parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Rezultati i dobët në testin PISA nxiti reagime nga njerëz të profileve të ndryshme mirëpo ishin të tmerrshme pronononcimet e disave të cilët me deklarimet e tyre sollën edhe më tepër konfuzion në lidhje me zhvillimin e sukssesshem të procesit edukativ-arsimor në shkollë.

Këtu më poshtë po i radhiti disa veprime që janë parakusht për zhvillimin e suksesshëm të procesit edukativ-arsimor dhe përmirësimi, ngritja e cilësisë në arsim.

- Advertisement -

Mësimdhënia / nxënia është një veprim i përbashkët mësimdhënës – nxënës që nënkupton se mësimdhënësi duhet të përgatitet për mësimdhënie por edhe nxënësi për mësimnxënie.

Në mënyrë që të përmirësohet suksesi dhe cilësia në arsim, këto janë veprimet konkrete dhe shumë të nevojshme që të mirren sa më shpejt që është e mundur.

1. Të respektohet rëndi shtepiak dhe rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë. Nxënësit duhet të kuptojn që jan përgjegjës dhe kan obligim respektimin e rregullorës së shkollës.

2. Nxënësit duhet të vijnë në shkollë të përgatitur për mësimnxënie dhe të angazhohen duke dhënë kontributin e tyre gjat zhvillimit të njësisë mësimore (mësimdhënia me nxënësin në qendër ). Ora mësimore është e suksesshme kur nxënësit angazhohen dhe përvetsojn njohurit e reja.

Sado i përgatitur të jetë mësimdhënësi për mësimdhënie, nëse nxënësi nuk përgatitet për mësimnxenie dhe nuk angazhohet gjatë shpjegimit të njësisë mësimore, atëherë nxënësi nuk përvetëson njohuritë e reja dhe ora mësimore dështon.

Përvetësimi i njohurive gjatë zhvillimit të njësisë mësimore është parakusht për zhvillimin e njësisë tjetër mësimore në orën e ardhme mësimore.

- Advertisement -rrrrrrr

3. Prindërit të kujdesen ma tepër për fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe në këtë mënyrë nxënësit përforcojnë njohurit e reja.

Prandaj, kërkohët një bashkpunim i mirëfillët mësues-nxënës-prind i cili është çelësi i suksesit dhe ky bashkpunim siguron dhe garanton rritje të cilësisë në arsim!

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...