Nga Asllan Bajrami: Fillimisht, fëmija edukohet në familje, në çerdhe dhe më pas në shkollë

- Advertisement5 -

Procesi edukativ-arsimor, edukimi dhe arsimi i fëmijëve, nuk është kuptuar si duhet prandaj, këtu më posht po jap disa sqarime dhe shpjegime shumë të nevojshme.

- paragrafi 1 -

Fillimisht, fëmija edukohet në familje pastaj vazhdon në çerdhe ( fëmija dergohet në çerdhe jo vetëm pse nuk ka kush të kujdeset por të edukohet nga edukatorët ) pastaj vazhdon në edukimin parashkollor )vet fjala edukim parashkollor tregon se fëmija duhet të edukohet mirë para se të filloj shkollën.

- Advertisement - M1

Megjithatë , fëmijët tani nxënësit mund të edukohën deri në përfundimin e arsimit fillor ( prej klasës së I – V niveli I i arsimit ).

Pas përfundimit të nivelit të I të arsimit ( arsimit fillor ) supozohet, mendohet që nxënësi ka përvetsuar cilësi pozitive dhe vazhdon arsimin me mësuesit lëndor të cilët nuk e kan rolin e edukatorit por të mësimdhënësit i cili gjatë një ore mësimore prej 45 minutave duhet të zhvilloj njësin mësimore dhe nxënësit duhet të angazhohen dhe interesohen për mësimnxënie.

Nxënësi i cili është edukuar mirë në familje, çerdhe, edukimin parashkollor dhe arsimin fillor vazhdon me sukses arsimin në klasën e VI-IX dhe të mesmen.

- Advertisement - m2

Nxënësit të cilët nuk jan edukuar mirë deri në përfundimin e arsimit fillor ( klasa I-V ) paraqesin problem sepse në klasën VI-IX japin mësim mësuesit lëndor ( disa kan vetëm një orë në javë ) të cilët nuk kan kohë dhe as përgatitje adekuate profesionale të mirren me nxënësit problematik, hiperaktiv, delikuent .

Këta nxënës duhet të arsimohen me hartimin e planit individul të arsimit ( PIA ) dhe me këta nxënës duhet të punoi Psikologu apo personeli tjetër adekuat.

Nxënësit duhet të respektojn rregullorën e shkollës, ( është shumë gabim t’i thuhet mësuesit bëhu i durueshum pavarsisht si sillet nxënësi në klasë.

Nxënësit duhet të vijn të përgatitur me mjete mësimore ( libra , fletore , laps e material tjetër mësimor ) dhe të angazhohen dhe përvetsojn njohurit e reja.

Me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procesit edukativ-arsimor duhet të funksionoj trekëndëshi pedagogjik mësues-nxënës-prind ku secili duhet të kryej detyra e tij dhe është përgjegjës dhe llogaridhënës për veprimet e tij!