Mediat televizive mund të ndihmojnë shumë që përmes debateve në TV, të trajtohen disa çështje që vështërsojnë zhvillimin e procesit edukativ-arsimor.
Shpesh lexoj postime të mësimdhënësve që shkruajnë për vështërsitë që hasin gjatë punës mësimore dhe kërkojnë këshilla dhe sygjerime si t’i zgjidhin problemet dhe çështjet tjera gjatë punës së tyre në klasë, shkollë.
Unë, me kujdes të shtuar po percjell zhvillimin dhe mbarëvajtjen e procesit edukativ-mësimor në shkollë dhe e kam vërejtur se duhet ndryshuar qasja ndaj arsimit dhe për këtë arsye postoi dhe u përgjigjem pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me mësimdhënien.
Mendoj që unë mund të jap një kontribut më të frytshem nëse një medium televiziv më rezervon një emision televiziv prej 60 minutash, në fillim njëhere në javë e pastaj simpas nevojës .
Unë jam i gatshëm të punoj pa pagesë si moderator dhe gazetar hulumtues dhe poashtu përvoja ime në mësimdhënie më ndihmon shumë që unë të përgatis debate të mirëfillta me njohës të mirë të arsimit duke trajtuar çështje nga aspekti pedagogjik, psikologjik, sociologjik etj.
Mendoj që është shumë e nevojshme që të filloj menjëhere me qëllim të lehtësimit dhe zhvillimi normal i procesit edukativ-arsimor në shkollë !
Shpresoj që mediumet televizive marrin serioizisht kërkesën time !