Nga Asllan Bajrami: E nevojshme punësimi i psikologut në shkollë, ndikon në disiplinë dhe cilësi

- Advertisement -

Punësimi i psikologut në shkollë do të ndikoj dukshëm në ngritjen e disiplinës dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

- paragrafi 1 -

Unë kam punuar në disa shkolla dhe e kam vërejt që mësimdhënësit punojnë me një përkushtim të madh dhe janë të përgatitur mirë për mësimdhënie.

- Advertisement -

Unë e kam vërejt që disiplina nuk është në nivel të duhur dhe nxënësit pengojnë shumë mësimdhënësit gjatë punës mësimore prandaj, është shumë e nevojshme punësimi i psikologut në shkollë, i cili do të merret me nxënësit e padisiplinuar që pengojnë mësimdhënësit gjatë punës mësimore.

Procesi edukativ-arsimor është veprim i përbashkët mësimdhënës/nxënës, që do të thotë se mësimdhënësit duhet të përgatiten për mësimdhënie, por edhe nxënësit për mësimnxënie!

/Albanian Education