Një orë mësimore është e suksesshme kur nxënësit mbajn diciplinën dhe respektojnë rregullat e mirësjelljes në klasë.
Mësuesi planifikon orën mësimore, përzgjedh me saktësi përmbajtjen mësimore ,cakton kohën e nevojshme për aktivitetët mësimore, zgjedh metodat dhe mjetet e nevojshme mësimore, përcakton rezultatet e të nxënit për mësimin dhe të gjitha këto duhet të zhvillohen gjatë orës 45-minutëshe.
Nëse nxënësit mbajnë disiplinën, mësimdhensi me sukses realizon planin mësimor.
Fatkeqësisht, në klasë gjatë procesit mesimor, nxënësit nuk mbajnë disiplinë dhe nuk respektojnë rregullat e mirësjelljes.
Nxënësit lëvizin shumë dhe flasin me njëri-tjetrin dhe në këtë rast krijohet një zhurmë e madhe që pengon mësuesin dhe nxënêsit të tjerë që janë të interesuar për mësim.
Diciplina dhe respektimi i rregullave të mirësjelljes në klasë janë obligative për të gjithë nxënësit.
Mësuesit e kanë shumë të vështirë të shpjegojnë njëkohësisht përmbajtjen mesimore dhe të merren me diciplinimin e nxënësve, veçanërisht me nxënësit hiperaktivë që flasin dhe lëvizin vazhdimisht.
Prindërit dhe menaxhmenti i shkollës duhet të ndihmojnë në mbajtjen e diciplinës dhe respektimin e rregullave të sjelljes në klasë.
Autori është msimdhënës i Gjuhës Angleze
(Albanian Education)