Nga Asllan Bajrami: Disa nga parakushtet për zbatimin e suksesshëm të kurrikulës

- Advertisement -

Disa po thonë që “Sjellja e mësimdhënësve si parakusht për zbatimin e një reforme të suksesshme të Kurrikulës”!

- paragrafi 1 -

Unë mendoj që sjellja e mësimdhënësve NUK është parakusht për zbatimin e një reforme të suksesshme të kurrikules .

- Advertisement -

Prandaj , këtu më poshtë po i përmendi disa parakushte tjera .

1. Infrastruktura shkollore , paisja e shkollave me kabinete të secilës lëndë mësimore , interneti të jet i shpejtësisë së duhur në mënyrë që mos të ketë shumë vonesa .

2. Punësimi i psikologëve , sociologëve dhe stafit tjerët mbështetës për krijimin e një ambienti të mirë pune dhe ndihmojn në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme .

- Advertisement -

3.Punësimi i mësuesëve mbështetës që do të punojnë me fëmijë ,nxënës me nevoja të veçanta arsimore , nxënësit hiperaktiv , delikuent etj .

4. Planprogrami mësimor dhe botimi i mjeteve mësimore ku përmbajtjet mësimore përshtatën me moshën e nxënësve .

5. Prindërit të kujdesën më tepër për fëmijët e tyre që nxënësit të respektojn shkollën , klasën , nxënësit tjer dhe mësuesit dhe gjithashtu të vinë të përgatitur për mësimnxënie .

Unë mendoj që së pari duhet të plotësohen këto parakushte dhe fuqishëm besoj që edhe mësimdhënësit me sukses do të bëjnë punën e tyre në zbatimin e një reforme të suksesshme të Kurrikulës !
Seen by Asllan Bajrami at 28 Jun 2024, 13:21