E premte, 15 Nëntor, 2024

Nga Arlindë Krasniqi: Institucioni parashkollor si faktor i formimit të fëmijëve

- Advertisement1-

Universiteti i Tetovës

Fakulteti Pedagogjik

- Advertisement -

Programi: Edukim Parashkollor

Lënda: Tendencat në zhvillimin profesional të edukatorëve

Punim seminarik

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR SI FAKTOR I FORMIMIT TË FEMIJËVE

Punoi: Arlindë Krasniqi

Profesori i lëndës: Prof. Dr. Rabije Murati

- Advertisement -rrrrrrr

Tetovë, 2023

Përmbajtja

Abstrakt……………………………………………………………………………………….3
Hyrje……………………………………………………………………………………………..3
1. Instutucionet parashkollore……………………………………………………………3
2. Faktorët e zhvillimit të Fëmijës Parashkollor……………………………………4
2.1. Zhvillimi intelektual i fëmijës…………………………………………………….4
3. Veçoritë e periudhës parashkollore……………………………………………….5
4. Ç’do të thotë zhvillimi i fëmijës……………………………………………………5
4.1 Zhvillimi normal i fëmijës…………………………………………………………..6
4.2. Zhvillimi psikik i Fëmijës Parashkollor……………………………………….6
4.3 Zhvillimi fizik i Fëmijës Parashkollor………………………………………….7
4.4 Zhvillimi social-emocional…………………………………………………………7
4.5. Zhvillimi i gjuhës dhe shprehitë e komunikimit………………………………8
5. Loja dhe edukimi parashkollor………………………………………………………8
6.Roli i edukatores në formimin e Fëmijës Parashkollor……………………….9
Përfundim……………………………………………………………………………………..10
Bibliografi………………………………………………………………..11

Abstrakt

Në këtë punim është trajtuar tema rreth institucionit parashkollor në formimin e fëmijës. Institucioni parashkollor njeh, pranon, respekton dhe u përgjigjet nevojave, përvojave, interesave arsimore dhe vlerave të të gjitha grupeve të fëmijëve, pavarësisht prejardhjes ose veçorive të zhvillimit psiko-motor e socio-kulturor.
Pedagogjia parashkollore merret me studimin e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e fëmijës, siç janë familja, institucionet parashkollore, faktorët shoqërorë, si ambienti ku rritet fëmija si dhe ambienti natyror i tij, si edhe faktorë të tjerë që në mënyrë intenacionale mund të ndikojnë në edukimin e fëmijës.
Termat kyçe: zhvillim, formim, lojë etj…

Hyrje
Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të edukimit, gjatë të cilit fëmijët edukohen në familjet e tyre ose në institucione parashkollore. Para se ta fillojnë klasën e parë, disa prej fëmijëve kanë fatin të jenë të përfshirë në edukimin parashkollor të institucionalizuar- kopshte. Gjatë kësaj kohe, edukimi i tyre do të jetë në duart e edukatorëve të përgatitur e të kualifikuar për punë me fëmijët e kësaj moshe. Formimi i Fëmijës Parashkollor, pa dyshim, ka theks të veçantë, zë vend në rolin kyç të institucioneve parashkollore. Një fëmijë i formuar mirë në të gjitha aspektet e zhvillimit, pa dyshim që do të jetë i suksesshëm në fillimet e tij të para drejt shkollës.

1. INSTUTUCIONET PARASHKOLLORE

Institucionet parashkollore si faktor i formimit të fëmijës zënë një vend të veçantë në formimin harmonik të personalitetit të fëmijëve 3-6 vjeç. Veprimtaria edukative e kopshtit, si plotësuese e veprimtarisë familjare dhe parapërgatitore për shkollën fillore, përbën një përvojë të rëndësishme, që e ndihmon fëmijën të rritet. Ajo ka për qëllim:  formimin e gjithanshëm të individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në jetën shoqërore;  përvetësimin e aftësive dhe kompetencave komunikuese, shprehëse, logjike dhe vepruese;  zhvillimin e aftësive psikomotorike, njohëse, emocionale, shoqërore dhe morale të personalitetit;  respektimin e barazisë së shanseve për të gjithë fëmijët, përkundrejt përjashtimit social dhe diskriminimit gjinor, racor, kulturor. Është me rëndësi të kuptojmë pse dhe kur dhe si nxë fëmija/parashkollori.

Ka mënyra të ndryshme si mësojnë fëmijët:  Nëpërmjet të bërit dhe të provuarit në praktikë. Një fëmijë mëson më shumë duke bërë diçka, sesa duke treguar si bëhen gjërat.  Nëpërmjet zbulimit dhe eksplorimit. Duke parë, prekur dhe ndërvepruar me mjedisin përreth, fëmija zbulon si funksionojnë gjërat, si sillen, çfarë ndodh me gjërat që e rrethojnë, duke zbuluar edhe marrëdhëniet shkak-pasojë.  Nëpërmjet pyetjeve dhe bisedave të ndryshme. Kurioziteti dhe dëshira për të njohur botën që e rrethon, e drejton fëmijën të bëjë shumë pyetje, të dëgjojë dhe të zhvillojë të folurit.  Nëpërmjet imitimit dhe lojës me role. Gjatë imitimit të veprimeve dhe sjelljes së të rriturve, fëmijët fillojnë të luajnë si të tillë dhe, gradualisht, të kuptojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

(Kurrikula bërthamë për klasën parafillore dhe arsimin, 2016)
2. FAKTORËT E ZHVILLIMIT TË FËMIJËS PARASHKOLLOR

Ndër faktorët themelorë e me rëndësi të veçantë për zhvillimin e fëmijës pa dyshim se janë predispozitat e lindura. Dispozitat e lindura në masë të madhe përcaktojnë kualitetin dhe tempin e zhvillimit intelektual, emocional, fizik dhe social të personalitetit të fëmijës parashkollor. Por me rëndësi të pakontestueshme janë edhe rethanat sociale. (GRUP, 2017)

2.1. Zhvillimi intelektual i fëmijëve
Zhvillimi intelektual i fëmijës është një proces mjaft kompleks i cili pëson ndryshime të mëdha në fëmijërinë e hershme.
Të vërejturit, kujtesa, imagjinata, të menduarit, të folurit janë disa nga proceset intelektuale aktive që kanë vlerë të pakontestueshme për zhvillimin e fëmijës si qenie kuptimplotë njerëzore.
• Të vërejturit në fëmijërinë e hershme, si një aftësi parësore intelektuale karakterizohet me një spontanitet të theksuar. Zhvillimi i të vërejturit është njëherësh edhe kusht shumë i rëndësishëm për komunikim të suksesshëm ndërpersonal.

• Zhvillimi i kujtesës është me rëndësi të veçantë për zhvillim të tërësishëm intelektual të fëmijës. Kujtesa si edhe të vërejturit e orienton, e përcakton ndërveprimin e fëmijës me rrethin në të cilin jeton. Në moshën 5-6 vjeç, kujtesa fillon të trajtohet si një proces që zhvillohet nëpërmjet teknikave të thjeshta (përsëritje të thjeshtë të asaj që duhet majtur mend).

• Imagjinata si aktivitet kompleks definohet si proces psikik dhe që në fëmijërinë e hershme është e ngjashme me të menduarit, ngase edhe ajo shërbehet me të dhëna nga kujtesa. Imagjinata, raportet e kuptuara i vë në raporte të reja. Imagjinata vrullin më të madh e ka në periudhën 4-6 vjeç, kur paraqiten lojërat reale, lojërat hulumtuese dhe lojërat e konstruktimit.
(GRUP, 2017)

• Të menduarit- si një proces mjaft kompleks i intelektit të njeriut pëson ndryshime të mëdha në fëmijërinë e hershme.

3. VEÇORITË E PERIUDHËS PARASHKOLLORE
Mosha parashkollore e karakterizon fëmijën si të lumtur, ai gëzohet për gjëra të vogla dhe interesi i tij është difuzioni.
Veçori e kësaj periudhe është edhe paraqitja e dëshirës për të mësuar shumë hollësi konkrete për gjëra të ndryshme. Me rëndësi për punën edukative të prindit në këtë periudhë është si vijon:
– të përcillet intensiteti i reagimeve, në veçanti i reagimeve negative,
– të mënjanohen elementet e dëshprimit dhe të afirmohet shpresa,
– emocionet e shprehura negative të zëvendësohen me pozitive.
(Murati, 2017)

4. Ç’DO TË THOTË ZHVILLIMI I FËMIJËS

Zhvillimi i fëmijës duhet dalluar nga procesi i rritjes së tij. Të rritesh do të thotë të bëhesh më i madh. Zhvillimi ka një konceptim më të gjerë. Ai përfshin të mësuarit e funksioneve të shumta në mënyra të reja dhe më të ndërlikuara.
Zhvillimi përfshin si shfaqjen e përshkallëzuar të karakteristikave të përcaktuara biologjikisht, ashtu edhe procesin e të nxënit. Të nxënit është proces i përfitimit të njohurive, aftësive, shprehive dhe vlerave nëpërmjet përvojës, eksperimentimit, vëzhgimit dhe edukimit. (Lefteri selmani , Aurela zisi, 2006)

4.1 ZHVILLIMI NORMAL I FËMIJËS- ndodh në të gjitha drejtimet njëherësh

• Në drejtimin fizik – aftësia për të lëvizur dhe për t’i bashkërenduar lëvizjet;
• Në drejtimin social- aftësia për të lëvizur dhe për të bashkërenduar me të tjerët;
• Në drejtimin emocional- aftësia për të ndier;
• Në drejtimin intelektual – aftësia për të menduar dhe për të arsyetuar;
• Në drejtimin gjuhësor – aftësia e fëmijës për t’u shprehur dhe për të hyrë në komunikim me bashkëmoshatarët dhe të rriturit.

Edhe pse këto drejtime zhvillimi mund të ndahen nga ana konceptuale, ato janë ngushtësisht të lidhura me njëri-tjetrin. Ndryshimet në njërin drejtim shkaktojnë ndryshime edhe në drejtimet e tjera. (Lefteri selmani , Aurela zisi, 2006)

4.2. ZHVILLIMI PSIKIK I FËMIJËS PARASHKOLLOR
Periudha parashkollore zgjat zakonisht nga viti i tretë derisa të fillojë shkolla fillore. Sipas hulumtuesve, kjo periudhë është vendimtare për zhvillimin psikik të fëmijës. Gjatë këtyre viteve ai e zhvillon gjuhën (të folurit) deri në atë shkallë që i afrohet njeriut të pjekur, fillon të mendojë logjikisht, i zhvillon emocionet- ndjenjat dhe aftësinë për t’i kontrolluar dhe për t’i shprehur ato. Me një fjalë, kjo është ajo periudhë që funksioni psikik i fëmijës krejtësisht ndërron dhe iu përshtatet kërkesave të mjedisit. (Murati, 2017)

4.3. ZHVILLIMI FIZIK I FËMIJËS PARASHKOLLOR
Rritja fizike dhe zhvillimi i fëmijës prezantohen në mënyra të ndryshme, posaçërisht del në pah rritja fizike dhe pesha. Kuptohet se dallon fëmija nga fëmija si në peshë, ashtu edhe në gjatësi, po ashtu dallime ka edhe mes gjinive, dallime si në peshë, ashtu edhe në gjatësi.
Zhvillimin e vrullshëm te fëmija parashkollor, si në gjatësi ashtu edhe në peshë, e shoqëron edhe zhvillimi sensomotorik dhe lëvizjet e shumta. (Murati, 2017)

4.4. ZHVILLIMI SOCIAL EMOCIONAL
Zhvillimi social i referohet zhvillimit të aftësive sociale dhe pjekurisë emocionale të cilat janë të nevojshme për të krijuar marrëdhënie me të tjerët dhe për t’u përshtatur në situata të ndryshme. (Murati, 2017)
Zhvillimi social-emocional lidhet me aftësinë e fëmijës për të ndihmuar vetveten dhe vetëkontrollin, për të zhvilluar ndjenjat dhe emocionet e tij, si dhe për të ndërvepruar me të tjerët, qofshin këta fëmijë apo të rritur.
Karakteristikë e zhvillimit të fëmijës parashkollor është fitimi i shprehive që rrisin vetëndërgjegjësimin dhe vetëkontrollin.
Në këtë moshë, fëmija i mëson vlerat humane nëpërmjet veprimtarive dhe marrëdhënieve të përditshme me të tjerët. Fëmijët i krijojnë modelet duke parë, dëgjuar dhe duke diskutuar me të rriturit. (Lefteri selmani , Aurela zisi, 2006)
Roli i edukatorit në promovimin e aftësive sociale te fëmijët parashkollorë qëndron në zbatimin dhe inkurajimin e sjelljeve prosociale, ofrimin e aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin e sjelljeve të përshtatshme. Edukatorja duhet të ofrojë aktivitete që u ndihmojnë fëmijëve për aftësi të ndryshme sociale dhe që të kuptojnë përse nevojiten këto aftësi. (Murati, 2017)

4.5. ZHVILLIMI GJUHËSOR DHE SHPREHITË E KOMUNIKIMIT
Kjo fushë ka të bëjë me fitimin e aftësisë për të kuptuar dhe për të përdorur gjuhën.
Në moshën 4-5 vjeç fëmija i di emrat dhe seksin e të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe jep informacione të tjera personale. Luan me fjalë, thotë fjalë dhe histori “të pista”. Vizaton figura që paraqesin njerëz, kafshë dhe sende. Ai kupton se pikturat, numrat, fjalët dhe shkronjat janë simbole të ideve dhe gjërave të vërteta.
Fëmija përdor “shkrimin” si mënyrë për të shprehur ose për të treguar një histori. I pëlqen të lexojë sipas mënyrës së vet. Njeh emrin e tij dhe fjalë të përdorimit të përditshëm në tabela dhe reklama të ndryshme. (Lefteri selmani , Aurela zisi, 2006)

5. LOJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE PARASHKOLLORË
Pa dyshim që rol kyç në zhvillimin dhe formimin e fëmijës parashkollor luan loja. Fëmija gjatë lojës i zhvillon funksionet dhe aftësitë e llojllojshme. Me anën e lojës fëmija i fiton përvojat elementare mbi botën që na rrethon. Fëmija duke lëvizur trupin e vet gjatë lojërave fiton përvojën elementare mbi hapësirën. Nëpërmjet aktivitetit, gjatë lojës mëson për t’i hetuar dhe dalluar atë që është e madhe, të shkurtën nga e gjata etj.
Fëmija shpreh kënaqësinë ndaj rezultateve të lojës, por shumë më tepër është i kënaqur kur të rriturit i ofrojnë pranim dhe lëvdata për sukseset e arritura.
Në këtë mënyrë rritet vetëbesimi dhe forcohet motivi për pjesëmarrje të mëtutjeshme në lojë.
Nëpërmjet LOJËS, fëmija arrin të formojë:
• Edukim moral e atdhedashës,
• Edukim estetik,
• Edukim fizik,
• Edukim punues.
(Memedi, 2008)

6. ROLI I EDUKATORES NË FORMIMIN E FËMIJËS PARASHKOLLOR

Edukatorja, si organizatore, planifikuese dhe realizuese e punës edukativo-arsimore, është faktori më me rëndësi që ndikon në zhvillimin e tërësishëm të personalitetit të fëmijës.
Edukatorja e përkushtuar për ngritje të cilësisë së procesit edukativo-arsimor në tërësi është në kërkim të vazhdueshëm për ide të mira dhe për ngritjen apo zhvillimin e komunikimit të fëmijëve në fëmijërinë e hershme, moshë me një ndjeshmëri të madhe. (GRUP, 2017)
Edukatorja duhet të ofrojë aktivitete me të cilat u ndihmon fëmijëve në aftësi të ndryshme sociale dhe i ndihmon ata të kuptojnë përse nevojiten këto aftësi. (Murati, 2017)
Si mund ta ndihmojnë edukatoret zhvillimin e aftësive sociale te fëmijët?
Fëmijët duhet të kenë mundësi që:
• Të luajnë dhe të punojnë me të tjerët,
• Ofrimi i lojërave me rregulla,
• Vendosja e kufijve gjatë procesit të lojës,
• Të gjejnë mënyra se si të hyjnë në lojë me të tjerët. (Murati, 2017)

Në kohët e hershme të fëmijërisë, secili moment që edukatoret dhe fëmijët ndërveprojnë me njëri-tjetrin është mundësi që të zhvillojë marrëdhënie pozitive. Për edukatoret është e rëndësishme të përdorin strategji të duhura dhe të zhvilluara të cilat kanë parasysh nevojat e fëmijëve, interesat dhe aftësitë e tyre. Studimi i cili është realizuar lidhet me ndikimin që ka edukatorja në zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Fëmijët nga nevoja për të mësuar dhe përparuar, në parimin e imitimit dhe identifikimit, si model marrin personalitetin e edukatores. Shpesh fëmijët parashkollorë thonë- Do të bëhem e bukur si mësuesja ime, dhe në lojën “Mësuesja” imitojnë edukatoren e tyre.
Studimi është i ndërlidhur me faktorët të cilët ndikojnë në nivelin e përgatitjes në fushën e zhvillimit të personalitetit të fëmijës.
Edukatorja, nëse do që ta rrisë kualitetin e komunikimit ndërpersonal në klasë, duhet tʼi njohë fëmijët. Në këtë rast, edukatorja nuk është vetëm burim i informatave, sepse spektri i detyrave zgjerohet shumë. Duke qenë në të njëjtën kohë organizatore e aktiviteteve, lehtësuese, vëzhguese etj., ajo është krijuese e klimës pozitive, e besimit dhe e respektit të ndërsjellë. Pra, kështu kuptojmë se edukatorja është mbështetëse e krijimit të ambientit të tillë, që nxit në aspekt intelektual, duke qenë dhe mbështetëse e zhvillimit të personalitetit të fëmijës gjatë procesit të zhvillimit të komunikimit ndërpersonal. Murati, G. (2018c, April 21)

Përfundim
Si rrjedhojë e kësaj, vijmë në përfundim se institucionet parashkollore janë baza e formimit të një fëmije të përgjegjshëm në çdo aspekt.
Institucionet parashkollore ndihmojnë që fëmijët të jenë të formuar emocionalisht, fizikisht, psikikisht dhe të kenë arritur një shkallë në komunikimin gjuhësor.
Ky punim vë në pah vlerat dhe rëndësinë e veçantë të edukimit dhe të arsimimit.
Pa dyshim që vlerë të veçantë ka Prindi, e sidomos Edukatorja, e cila beson bindshëm në vlerat që ka fëmija. Puna dhe vullneti i saj bëjnë që fëmijët të kenë rezultate të mahnitshme në të gjitha aspektet.

Bibliography
Arsimi, m. e. (2006). Kurrikula e edukimit parashkollor në Kosovë. Prishtinë: Dugagjini.
Autorësh, G. (n.d.). Pedagoska enciklopedia.
GRUP, A. (2017). PEDAGOGJI PARASHKOLLORE. Prishtinë : Dugagjini.
Lefteri Selmani, Aurela Zisi. (2006). Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin parashkollor. Prishtinë : geer.
Memedi, B. (2008). Lojërat dhe Lodrat. Fakulteti i Edukimit, 9-10-12.
Murati, R. (2017). Pedagogji parashkollore. Tetovë: Material për përdorim intern.
Murati, R. (2017). Pedagogji parashkollore. Tetovë : material për përdorim intern.
Murati, G. (2018c, April 21)
https://www.scribbr.com/citation/generator/folders/6bknRPs7D9Go6T8qIhYL7j/lists/6SIPzMnudbFgH0W7WyCut/sources/27g7ZDNF7R7vxwVnXCXJOy/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ismet Kryeziu: Nagavci duhet të japë dorëheqje pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci,...

Merret vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual” në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njiftuar se ka marrë...

Nxënësja Orinda Jashanica nga Prishtina publikon librin “E bukura natyrë”

Orinda Jashanica, nxënëse e shkollës "Pjetër Bogdani" në Prishtinë ka publikuar librin me titull...

“Kaldaja është prish”, drejtori i Arsimit në Dragash flet për foton ku shihet një nxënës duke shkuar në shkollë me ngrohëse

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar,...