Autor: Arianit Shaqiri
Mosni ju lutem!
Mos i hipni në qafë mësuesve se kështu bëni padrejtësi!
Për gjendjen tonë të katandisur keqas më së paku është fajtor mësuesi apo mësuesja shqiptare.
——
Të lutem vazhdoje leximin me kujdes …
——-
Cilësia në arsim kushtëzohet nga tre pjesëmarrës me përgjegjësi të drejtpërdrejtë siç janë:
1. Ministria e Arsimit (e këtu futet e tërë Qeveria e tërthorazi edhe Kuvendi), Drejtoria Komunale e Arsimit (këtu futet secila komunë më vete) dhe drejtori i shkollës (me gjithë administratë e shkollës- e këta të fundit më së paku kanë mundësi veprimi); 2. Mësimdhënësit dhe 3. Nxënësit ( këtu përfshihen gjithsesi prindërit).
1.LIBRAT -Se çfarë libri, sa libra, sa do të jetë e rëndë çanta dhe a do t’i blejnë nxënësit me pare apo do t’i kenë falas është përgjegjësi e MASHT-it, jo e mësuesve.
2.PËRMBAJTJET MËSIMORE DHE PLANPTOGRAMI- Është përgjegjësi dhe kompetencë e MASHT-it planprogrami mësimorë Korniza Kurrikulare, këtu mundësia e shkollës dhe mësuesit është shumë e vogël, thuajse kozmetike.
2. KOHA E MËSIMIT- Se sa do të zgjasë viti shkollor, sa ditë mësimi do të jenë, kur do të pushohet, sa do të zgjasë ora mësimore këto janë përgjegjësi dhe kompetencë e MASHT-it e më pak edhe DKA-së, jo e mësuesve.
3. VENDI I MËSIMIT- Se në cilin objekt do të mbahet mësim, sa do të jetë numri i nxënësve në klasë, kush do të jetë pjesë e klasës është përgjegjësi dhe kompetencë e MASHT-it, e më shumë e DKA-së dhe drejtorisë së shkollës, e fare pak apo aspak e mësuesve.
4. MATERIALI DIDAKTIK(mësimor)- Se sa dhe me çfarë materiali didaktik (teknikë, teknologji, dhe material shpenzues) do të pajiset dhe mbështetet shkolla dhe mësuesi është përgjegjësi e MASHT-it dhe DKA-së, jo e mësuesve.
5. PAGAT dhe BENEFITET TJERA- Se sa të larta do të jenë pagat e mësuesve dhe çfarë benefitesh (përfitimesh) tjera do të kenë ata është kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës, Qeverisë, MASHT-it, Komunës dhe DKA- së, e assesi e mësuesve.
Sa më të larta pagat e më të gjera përfitimet, dinjiteti do të jetë më i madh e rrjedhimisht motivi më i lartë për punë. (T’ju kujtoj që mësuesi ka puna e tij të vetmin përfitim e ka pagën dhe asgjë tjetër).
6.TRAJNIMET dhe ZHVILLIMI NË KARRIERË I MËSUESVE- edhe trajnimet janë përgjegjësi dhe kompetencë e MASHT-it dhe DKA-së jo e tjetërkujt. E mësuesit me këtë pagë as që mund të mendojnë të ndjekin trajnime e shkollim shtesë. Thjeshtë e kanë të pamundur.
E shumica e trajnimeve që janë bërë dikur janë sponsorizuar e dirigjuar nga organizata të huaja, e sot sa për Certifikata po trajnon SBASHK-u. Arsimi është shpirti i kombit e mësuesit janë bartësit e tij. Ata nuk mund t’i lihen në dorë askujt tjetër pos organeve e institucioneve shtetërore.
7. VIJUESHMËRIA, PËRGJEGJSHMËRIA DHE PUNA EFEKTIVE E MËSUESVE- Edhe kjo është përgjegjësi dhe kompetencë e MASHT-it dhe DKA-së.
MASHT dhe DKA duhet të krijojnë institucione shtetërore për trajnimin e mësimdhënësve, më pas t’i kenë efektive institucionet mbikqyrëse Këshilltarët pedagogjikë dhe Inspektorët e arsimit. E as kjo nuk është kompetencë e mësuesve.
8. VIJUESHMËRIA dhe SJELLJA e NXËNËSVE- Është përgjegjësi e Kuvendit, MASHT-it dhe DKA-së krijimi i infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave ligjzbatuese në fushën e arsimit ku do të vihej rend dhe do të mirreshin në përgjegjësi nxënësit dhe prindërit e tyre për mos vijueshmëri, mos disiplinë apo mos angazhim në mësim. Edhe kjo përgjegjësi është më së paku e mësuesve sepse mësuesit janë për mësim e jo për zbatim të ligjit.
9.SJELLJA DEVIJANTE, MUNGESAT NË SHKOLLË DHE MOS ANGAZHIMI NË AKTIVITETE SHKOLLORE- elemente negative te një nxënës janë pasojë e neglizhencës dhe injorimit nga prindërit që i bëjnë shkollës dhe mësimit. Është kultura familjare duke përfshirë edukatën dhe interesin e tyre që ndikon në sjelljen e keqe të disa nxënësve në shkollë. Ky nuk është faji i mësuesve sepse mësuesi është aty gjatë gjithë kohës për secilin nxënës.
_______
…dhe akoma e fajësoni mësuesin për cilësinë në arsim?!
…dhe akoma e fajësoni mësuesin për sjelljen devijante të disa fëmijëve dhe mungesat në mësim?!
…dhe akoma i fajësoni mësuesit për çantat e rënda?!
…dhe akoma i fajësoni mësuesit për përmbajtjet mësimore në mospërputhje me kohën dhe qëllimet kombëtare e shtetërore?!
… dhe akoma e fajëson mësuesin për rezultatet e dobëta në PISSA?!
…dhe akoma po mendon se me çka tjetër ta fajësosh mësuesin?!
Mosni ju lutem!
Se pa të drejtë na keni hipur në qafë!
Mosni!!!