Nga Ari Kaligrafi: Shkolla është institucion dhe jo fontanë dëshirash

- Advertisement -

Të moçmit kanë thënë: “Fëmija s’ka as besë, as kufi.”
Megjithatë, fillon fëmija klasën e parë, dhe prindi/ja e regjistron numrin e mësueses në Viber. Nga aty fillon ta pyesë: “Çka ka pasë detyrë, se nuk po e din?”
Nëse ndodh të mos ia kthejë brenda minutash, i shkruan: “T’pyeta diçka!!”

- paragrafi 1 -

Pastaj fillon ta mbajë mësuesen nga një orë në telefon, sepse “Msusja ia ka hekë një pikë në test, djali i kojshisë e kish një pikë ma shumë, njëjtë e kishin testin.”

- Advertisement -

Këtij fëmije duhet shpesh t’i jepet sirupi në klasë, sepse prindi ia shkruan orarin; madje kjo mësuese vazhdon t’i veshë kur dalin nga klasa, edhe në klasën e pestë, se prindi s’ka pasur kohë me e mësu.

arikaligrafi

Kështu vjen nxënësi në klasën e gjashtë: i krekosur, krenar, i hyp qejfi i cigares dhe e kaplon nervoza me mësuesin. I mbetet telefoni pa bateri dhe ka nevojë me dalë me e mbushë (duhet me e detyru mësuesin me e nxjerr jashtë).

- Advertisement -

Le të jenë mësimdhënësit vetë ata që e zgjidhin këtë kolaps, i cili dita-ditës do të na zhveshë nga çdo vlerë.

Prindi le të posedojë vetëm emailin e mësimdhënësit, jo platformat sociale — ata s’janë miq. Rrugën e komunikimit me mësimdhënësin le ta ketë me termin, jo kur t’i kujtohet me trokitë te dera.

Le të mos i falet nxënësit asnjë pikë testi, asnjë notë vlerësimi; le të përsëritet secili që s’e ka mendjen te të mësuarit. Vetëm kështu nxënësi dhe prindi do ta kujtojnë dhe kuptojnë ngadalë që mësuesia nuk është “muhabet me gra e burra të lagjes” — janë themeli dhe krenaria e çdo vendi!

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara